“Vota pro aminstisë, pro kriminelëve”, Berisha: Rama kërkon kriminalizimin e ekonomisë

Kreu i partisë demokratike u ka kërkuar deputetëve të mos e votojnë amnistinë fiskale në parlament. Sipas Berishës qëllimi i vërtetë është fuqizimi i Klanit Rama përmes parave të pista.

Kush voton pro amnistisë fiskale në parlament tregon se është anëtar i organizatës kriminale të drejtuar nga kryeministri Edi Rama.  

Kështu është shprehur kreu i demokratëve Sali Berisha teksa thekson se klani Rama kërkon të kriminalizojë ekonominë shqiptare për llogaritë e veta dhe grupit të tij.

"Me këtë rast dënoj me forcën më të madh këtë projekt me të cilin Rama për interesa të klanit të tij mafioz dhe organizatave kriminale shqiptare kërkon të kriminalizojë ekonominë shqiptare, të rrënojë të gjitha efektet e garës së hapur dhe të ndershme,të godasë ata që kanë ndërtuar bizneset jo mbi krimin, drogën, vrasjen e trafiqet, por mbi mendjen, djersën dhe ndershmërinë e tyre," tha Berisha.

Insistimi i kreut të qeverisë për ta çuar deri në fund këtë nismë duke refuzuar edhe rekomandimet e ndërkombëtarëve sipas Berishës godet rëndë imazhin e vendit tonë duke i kthyer shqiptarët hapa pas në rrugën e BE

"Duke bërë avokatinë e këtyre interesave, Rama vret çdo ditë shpresën e shqiptarëve, errëson ditën në të ardhmen e tyre," tha ai.

Për ish-kryeministrin amnistia fiskale fuqizon organizatat kriminale dhe mafien shqiptare, në rajon, në Europë dhe në botë dhe një goditje për biznesin e ndershëm shqiptar.

"Fuqizim i madh i organizatave dhe mafias shqiptare ne rajon, Europë dhe botë. Çka do të thotë injorim tërësor i çdo forme të lirë konkurence, një goditje fatale për biznesin e ndershëm shqiptar," tha Berisha.

EMISIONET