“Amnistia”, Agalliu: Qeveria po kërkon t’u bëjë presion SPAK-ut dhe gjykatave

“Amnistia”, Agalliu: Qeveria po kërkon t’u bëjë

Deputeti i Partisë Demokratike Arbi Agalliu, në një reagim në rrjetet sociale, duke iu referuar deklaratave të Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja nga Vlora, thekson se qeveria po kërkon t’u bëjë presion SPAK-ut dhe gjykatave, dhe të falë zyrtarët e vet të korruptuar.

Sipas Agalliut, Partia Demokratike kërkon që të amnistohen protestuesit që mbështetën këtë forcë politike gjatë viteve 2018-2020.

“A janë më të fajshëm një grua, burrë a i ri që ka protestuar se kjo qeveri po i shkatërronte shtëpinë, apo zyrtarët e korruptuar që i kanë pirë gjakun këtij vendi dhe që kjo qeveri kërkon t’i amnistojë?! Ata që kërkojmë ne të amnistohen janë protestuesit që u ngritën për të mbrojtur të drejtat e tyre, ata që kërkoi kjo qeveri janë zyrtarët që i vjedhin çdo ditë ata

Morali i kësaj qeverie janë kriminelët që i veshi me pushtet dhe të korruptuarit që abuzojnë me pasuritë dhe paratë e shqiptarëve”, shkruan Agalliu.

“Çudi që Ulsiu, meqë qenka kaq i interesuar për protestuesit e pas 2020, nuk solli amendament për ta, por për zyrtarët e korruptuar. Është e kuptueshme që Edi Rama dhe qeveria e tij ka vetëm një interes: si t’i bëjë presion SPAK-ut dhe gjykatave, dhe të falë zyrtarët e vet të korruptuar. Mesazhi i tyre për drejtësinë është i qartë: “Ju dënoni, ne lirojmë!”  Harrojeni!”, mbyll reagimin e tij Agalliu.

Më herët ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja nga Vlora tha se opozita është peng i interesave të vogla, teksa tha se në tavolinë i thonë po amnistisë, ndërsa në media jo.

EMISIONET