Alibeaj: Reforma zgjedhore të përfshijë dhe një paketë ndryshimesh për zgjedhjet e 14 majit

Enkelejd Alibeaj ka kërkuar një paketë ndryshimesh për zgjedhjet e 14 majit në mbledhjen e Këshilli Kombëtar për Integrimin Evropian. Por teksa pritej diskutimi mbi procesin e negociatave, akuzat ndaj kryeministrit Rama se është i përfshirë në hetimet ndaj ish-agjentit të lartë të FBI-së nuk munguan.

Debati për arrestimin e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, ka përfshirë edhe Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian.

Opozita akuzon kryeministrin Rama se është i përfshirë në dosjen hetimore.

Enkelejd Alibeaj u shpreh se në vend ka plasur skandali, ndërsa kërkoi që Reforma Zgjedhore të përfshijë paketë ndryshimesh për zgjedhjet e 14 majit.

Alibeaj: Reforma zgjedhore do të duhej të përfshinte edhe një paketë ndryshimesh që i përkasin zgjedhjeve lokale të 14 majit. Në këtë vend ka plasur një skandal i madh. Me një grup të strukturuar janë dhënë para për të trilluar një histori të tillë, e cila ka buruar nga zyra e kryemininstrit.

Ndërkaq gjatë fjalës së saj kryetarja e Këshillit të Integrimit Evropian, Jorida Tabaku, u shpreh se shqiptarët presin që procesi i integrimit të jetë prioritet.

Tabaku: Qëllimi kryesor është të shndërrojmë procesin e integrimit në një proces gjithëpërfshirës, në një proces që duhet të jetë kombëtar, i shqiptarëve dhe jo i qeverisjes.

Ndërkohë mazhoranca duket tejet optimiste në rrugëtimin drejt anëtarësimit të BE.

Taulant Balla u shpreh se Shqipëria po bën hapat e duhur drejt anëtarësimit.

Balla: Shqipëria edhe në muajt e fundit ka konsoliduar hapat e vet në çështje me rëndësi.

Më tej Tabaku përmendi edhe SPAK, si një nga institucionet kryesore ku priten rezultate konkrete.

Tabaku: Lufta ndaj krimit të organizuar, korrupsionit por edhe pastrimit të parave janë objekt i punës tuaj. I takon institucionit tuaj që në kohë reale ti japë përgjigje çdo parregullsie.

E pranishme në mbledhjen e Këshillit për Integrimin Evropian ishte edhe Raportuesja për Shqipërinë, në Parlamentin Evropian, e cila vlerësoi punën e deri tanishme ndërsa theksoi se integrimi evropian duhet të jetë një proces transparent dhe gjithëpërfshirës.

reforma zgjedhore zgjedhjet e 14 majit keshilli i integrimit jorida tabaku enkelejd alibeaj

EMISIONET