Alibeaj: PD në zgjedhje shkon me një kandidat. Me Berishën nuk është çështje personale, por e identitetit të PD-së

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Enkeled Alibeaj pas mbledhjes së Kryesisë deklaroi se PD do të shkojë në zgjkedhje vetëm me një kandidat.

Ai deklaroi se dhe me Berishën nuk ka gjë personale por cështja lidhet me identitetin e PD-së.

Në Mirditë u shprehët se futja e një pjese demokratësh në një logo të një partie tjetër shënon thuaje një ndarje finale mes demokratësh, a janë ndërprerë urat e komunikimit me Berishën?

Enkeled Alibeaj: PD nuk ka sesi të ketë 2 kandidatë, ka vetëm një kandidat, të tjerët mund të jenë nën logo të tjera, në parti të kundërta nga PD si PL apo PS le të themi. Të marrësh demokratë dhe t’i çosh në një parti që nuk ka këtë logo apo ngjyrë, unë besoj se sipas rregullave të statutit është e papajtueshme me pozicionin dhe qëndrimin e PD-së.

Unë e kam bërë të qartë për Berishën, nuk është çështje personale, por qartësisht e identitetit të PD-së. PD është themeluar si parti pro-perëndimore, marrëdhëniet me SHBA dhe MB janë në thelbin dhe AND-në e kësaj partie.

Relatat apo aleanca e kësaj partie me to janë më shumë se të shenjta. Kemi bërë maksimumin, përtej cdo durimi që është i justifikueshëm për të pasur një kandidat të demokratëve dhe më gjerë se kaq. Një kandidat fitues me  moral ku të bashkohen ata që duan ta shohin regjimin e Edi Ramës në një kufi, është e qartë për gjithsecilin prej nesh.

EMISIONET