Alibeaj: Kërkesa e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të Ballukut, rrjedhojë e vendimit të Kushtetueses. Ja procedura

Për ish-ministrin e Drejtësisë Enkelejd Alibeaj, kërkesa e Prokurorisë së Posaçme drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Zv.Kryeministres Belinda Balluku, është një rrjedhim logjik pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Dhe vendimet zbatohen. Dhe ai vendim ka të bëjë me masën e parë të dhënë nga Gjykata që është pezullimi i saj nga detyra, kjo sepse Gjykata e ka arsyetuar që qëndrimi në detyrë i znj. Balluku mesa duket për ta ka rezultuar se është i dëmshëm për hetimet dhe këto janë arsye ligjore.

Në momentin që Gjykata Kushtetuese vendosi rrëzimin e pezullimit, SPAK ka gjykuar që rreziku që provat të prishen apo të dhunohen, apo rreziku që mund të kryhen vepra të tjera penale ekzistojnë pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

E në këtë situatë, SPAK-u ka zgjedhur opsionin që përkundrejt këtij rreziku të kërkojë një masë tjetër sigurimi.

Dhe nëse ndodh që ky autorizim që kërkon SPAK në Kuvend do të miratohet, atëherë SPAK-u do të kërkojë masën e arrestit në burg ose në shtëpi të znj. Balluku”, u shpreh ndër të tjera Enkelejd Alibeaj në një intervistë për "Ora News".

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME ENKELEJD ALIBEAJN

EMISIONET