AKUZAT/ GJKKO vendos për Ilir Metën dhe 3 të akuzuarit e tjerë, çfarë do të ndodhë pas seancës në gjykatë

Rreth orës 09:30 ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta së bashku me 3 të pandehurit e tjerë, mes të cilëve ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi do të dalin sot përpara Gjykatës së Posaçme për konfirmimin e masës së sigurisë. 

Nëse vendoset masa e arrestit me burg, atëherë pas GJKKO-së Meta pritet të dërgohet në qelitë e paraburgimit.

AKUZAT

Në njoftimin zyrtar, të shpërndarë për arrestimin e kreu të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, SPAK ka zbardhur akuzat dhe shkeljet ligjore, që rëndojnë mbi të.

AKUZAT/ GJKKO vendos për Ilir Metën dhe 3 të akuzuarit e
Arrestimi i Ilir Metes

Sipas SPAK, në cilësinë e Kryetarit të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, nuk ka deklaruar një shumë prej 463 mijë dollarë nga lobimi që ka bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo shumë thekson SPAK nuk është pasqyruar në bilancet e subjektit politik Lëvizja Socialiste për Integrim, të depozituara pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

"Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit R. K. kryer në ish Prokurorinë e Krimeve të Rënda, procedimin penal Nr. 55 të vitit 2019. Objekti i hetimit të këtij procedimi janë veprimet korruptive të zyrtarëve të shtetit në lidhjen dhe zbatimin e kontratës së shërbimit CEZ-DIA. 

Ndërkohë që po vijonin hetimet për këtë procedim, mbi bazën e kallëzimeve të shtetasve Halit Valteri dhe Idajet Beqiri, Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedimin penal nr.122 të vitit 2022 për veprat penale “Korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetëror dhe të zgjedhurve vendorë”, “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga nenet 260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 i K.Penal. 

Në vijim të hetimeve, procedimet e sipërcituara janë bashkuar në një procedim të vetëm në vitin 2024. 

Nga sa më sipër, janë dokumentuar disa episode ku subjektet e këtij procedimi penal I.M. dhe M. K. në bashkëpunim mes tyre por edhe me funksionarë të tjerë publikë janë përfshirë në kryerjen e disa veprave penale. 

1- Është provuar se ish-Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, I. M., ka përdorur autoritetin dhe influencën e tij për të ndërhyrë në procesin e lidhjes së kontratës ndërmjet shoqërisë “Debt International Advisory” dhe kompanisë CEZ Shpërndarje. Kjo kontratë kishte për objekt asistimin në identifikimin dhe arkëtimin e borxheve të prapambetura", theksohet në njoftimin e akuzave nga ana e SPAK-ut.

President, kryeministër dhe kryeparlamentar, kush është Ilir Meta, i arrestuar me urdhër të SPAK?

Ish-Presidenti, ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, është arrestuar këtë të hënë me urdhër të SPAK.

Meta ka mbajtur postet më të larta shtetërore ndërsa aktualisht ishte president i Partisë së Lirisë.

Ilir Rexhep Meta, i lindur më 24 mars 1969 në Skrapar, Shqipëri, është një nga politikanët më të njohur në vend. Ai ka ndjekur studimet në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, ku ka përfunduar me sukses dhe ka vazhduar studimet pasuniversitare.

Aktiviteti i tij politik filloi në vitin 1990, pas rënies së komunizmit, ku ai u angazhua si pjesëmarrës aktiv në lëvizjet studentore për pluralizmin politik.

Meta u zgjodh për herë të parë deputet në vitin 1992 dhe ka shërbyer në shumë poste të rëndësishme. Ai ka shërbyer si Kryeministër i Shqipërisë nga 28 tetori 1999 deri më 29 janar 2002. Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2001, ai u rizgjodh si Kryeministër, por dha dorëheqjen më 29 janar 2002 për shkak të tensioneve brenda partisë së tij.

AKUZAT/ GJKKO vendos për Ilir Metën dhe 3 të akuzuarit e
Arrestimi i Ilir Metes

Në vitin 2004, ai themeloi Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI), një parti që synonte integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Meta mbajti postin e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë nga 10 shtatori 2013 deri më 28 prill 2017. Pas përfundimit të mandatit si Kryetar i Kuvendit, ai u zgjodh President i Republikës së Shqipërisë më 28 prill 2017.

Më 28 prill 2017, Ilir Meta u zgjodh President i Republikës së Shqipërisë me 87 vota nga 140 anëtarët e parlamentit. Gjatë mandatit të tij si president, ai është përballur me sfida të shumta politike dhe sociale, duke përfshirë një krizë të thellë politike që çoi në një proces “impeachment”-i në vitin 2021. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese e shpalli atë të pafajshëm dhe anuloi vendimin e parlamentit.

Ai është i martuar me Monika Kryemadhin, me të cilën ka tre fëmijë, edhe pse së fundmi ka lajmëruar se kanë nisur procedurat e divorcit.

EMISIONET