Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Non stop, në çdo qytet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2025, 14:27

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga puna për lirimin e hapësirave të zaptuara, në mënyrë që t’u kthehen qytetarëve.
“Non stop, në çdo qytet”, ka shkruar kryeministri Rama.
Aksioni për lirimin e hapësirave publike nisi në të gjithë vendin që prej muajit korrik 2025.

