Akademia e Shkencave, beteja vijon sot në Kushtetuese, Zhupa: Ligji, në shkelje të plotë të Kushtetutës...
Këtë të mërkurë, Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim në seancë plenare, padinë e Partisë Demokratike, e cila kërkon që ligji “Për Akademinë e Shkencave”, të shfuqizohet, si i papajtueshëm me Kushtetutën.
Lidhur me këtë betejë ligjore, përmes rrjetebe sociaale, ligjvënësja demokrate, Ina Zhupa, që është dhe iniciuesja kryesore e padisë në Kushtetuese të këtij ligji, thotë se ai është miratuar në shkelje të plotë të procedurave parlamentare, duke anashkaluar pushtetin legjislativ dhe duke Kushtetutën e vendit.
Sipas Zhupës, gjthashtu ligji “Për Akademinë e Shkencave”, nuk respekton akademikët sepse nuk garanton barazinë e tyre para ligjit.
Statusi
Nesër, e mërkurë 22 Janar, në orën 10:00 në Gjykatën Kushtetuese zhvillohet seanca e parë plenare publike, mbi padinë për antikushtetueshmërinë e ligjit “Për Akademinë e Shkencave”.
Një ligj i miratuar në shkelje të plotë të procedurave parlamentare duke nëpërkëmbur pushtetin legjislativ dhe duke shkelur kushtetutën e vendit që konsideron me efekt NUL ato vendimarrje të kuvendit qe janë marr pa ndjekur procedurën.
Gjithashtu një ligj nuk respekton akademikët sepse nuk garanton barazinë e tyre para ligjit. Ose të gjithë akademikët mbi 75 vjeç mund të zgjidhen ose asnjëri. Ose të gjithë akademikët mbi 75 vjec bëhen emeritus ose asnjëri.
Ftoj mediat ta ndjekin seancën, gjithashtu në orën 12:00 do kem një prononcim për gazetarët përpara Gjykatës Kushtetues