Agjenda/ Rama mbledh kryetarët e bashkive për "Punët për Shqipërinë"

Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë këtë të premte në orën 11:00 kryetarët e bashkive në Tiranë, si pjesë e turit kombëtar të Partisë Socialiste "Punët për Shqipërinë".
Mësohet se, kjo nismë 9-javore është pjesë e strategjisë së re të komunikimit dhe do të trajtojë çdo javë një temë të veçantë, duke nisur nga integrimi në Bashkimin Europian.
Diskutimet do të fokusohen gjithashtu në fusha jetike si ekonomia, rritja e pagave, turizmi, bujqësia dhe siguria ushqimore.
Ky tur pason takimet e nisura javën e kaluar me asambletë socialiste dhe grupin parlamentar për të koordinuar aksionin politik në terren. Ky proces synon të forcojë dialogun me qytetarët dhe diasporën mbi arritjet dhe sfidat e qeverisjes në të gjithë vendin.

