"Vjedhjet e Erion Veliajt", Balliu: Nuk ngopen me "Incineratorin", me "5D", me "Eco Tiranën", me pishat, me rrugët dhe ndërtimet, tani po vjedhin dhe mallin e tregtarëve
I ftuar në studion e lajmeve në "Ora News, ishte Shefi i Organizimit të PD, Klevis Balliu, për të folur për zhvillimet që kanë të bëjnë me selinë blu por jo vetëm.
"Do të doja të ndaja me ju dy informacione të reja në lidhje me aktivitet kriminale të Bashkisë. Duke marrë shkas e nga dita e sotme, ku në zonën e Kombinatit në një mënyrë të paprecedentë dhe të pa imagjinueshme në çdo shtet normal të botës, disa tregtarë në tregun e kombinatit, të cilët kanë disa tezga për të cilat paguajnë taksa mujore tek Bashkia e Tiranës.
Disa ditë më parë këtyre qytetarëve ju vjen bashkia për t'iu larguar nga aty. Në mbështetje të tyre ne shkuam dhe bashkë me ta arritëm që të rikthenim normalitetin dhe ata të vazhdonin punën siç kishin bërë vite me radhë pasi kanë paguar takstat.
Ndodh e papritura, ditën e djeshme natën, dikush ka shkuar dhe ka vjedhur disa tezga dhe mallin e këtyre qytetarëve. Unë nuk di vend të botës që Bashkia dhe pushteti të sillen në këtë formë ku ata vijnë natën dhe rrëmbejnë, vjedhin tezgat dhe bizneset e qytetarëve të cilët kanë paguar taksa. Patjetër që e kanë bërë ata.
Kanë shkuar qytetarët të bëjnë denoncim në polici. Policia ka thënë nuk dimë gjë. Kanë shkuar tek Policia Bashkiake, ata kanë thënë nuk dimë gjë.
Dori, që është drejtori i kësaj agjensie që ka krijuar Bashkia e Tiranës, për tezgat në tregje, i cili ka çuar këtë dokument disa ditë më parë, ku i kërkon qytetarëve të paguajnë, ky nuk ka reaguar.
Padiskutim që ky është akt mafjoz i pushtetit lokal, një akt i pamenduar kurrë që mund të arrihej deri në këtë pikë sa shteti të veprojë në këtë formë kriminale sa vjen natën dhe vjedh biznesin e tyre.
Pasi këto nuk ngopen duke vjedhur me "Inceneratorin", me "5D", me "Eco Tiranën", me pishat, me rrugët dhe ndërtimet.
Pasi këta nuk ngopen të vjedhin me gjithë këto afera që ka bërë Erion Veliaj, këta arrijnë kulmin, tanimë vjedhin dhe mallin e qytetarëve që shesin fruta-perime", u shpreh Balliu.