“Administratë sipas standardeve të BE”/ Rama: Procesi i negociatave po ecën me sukses

Kryeministri Edi Rama thotë se administrata do duhet të jetë sipas standardeve të Bashkimit Europian.

Në prezantimin e nismës së re për rritjen e transparencës dhe aksesit në punësimin në administratën shtetërore, Rama u shpreh se falë edhe kësaj administrate, procesi i negociatave po ecën me sukses.

“Kemi mundësi të ndërtojmë një administratë publike dinjitoze me standarde europiane.

Është falë kësaj administrate që shumëçka tjetër reflektohet pozitivisht. Falë kësaj administrate, procesi i negociatave ecën me sukses. Falë kësaj administrate, vendi rritet dhe zhvillohet në çdo aspekt. Komisioni Europian ka dhënë vlerësim jashtëzakonisht pozitiv për Shqipërinë. Flitet lart e poshtë se negociatat janë penguar. Është e pavërtetë.

Nuk ka motiv për të folur për bllokim, pengim, jemi sipas agjendës së përcaktuar. Prilli është muaji i diskutimeve intensive. Pas diskutimeve, do të vijë edhe vendimmarrja.

Edhe ekonomia rritet në mënyrë të qëndrueshme, edhe për shkak se kemi administratë në mënyrë të ripozicionuar. Vendimet duhen zbatuar. Nuk mjafton që ekonomia të rritet, nëse kjo nuk reflektohet në të ardhura për qytetarët dhe shtetit”, theksoi ai.

EMISIONET