A ju hoq opozitës e drejta për të drejtuar Komisionin e Integrimit? Balla: Aspak, por duhet ta drejtojë mazhoranca
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, pas takimit me kreun e Kuvendit Niko Peleshi dhe kreun e grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka dhënë një deklaratë për mediat.
Balla u shpreh se 11 komisione janë të nevojshme në Kuvendin e Shqipërisë, për fazën ku ndodhet Shqipëria.
Ai shtoi se Komisionin për Integrimin Europian duhet ta drejtojë mazhoranca, për të garantuar Shqipërinë në BE gjatë viteve të ardhshme.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla: Çështjen e ndryshimit të komisioneve e kam inicuar edhe katër vite më parë. Kuvendi i Shqipërisë duhet të ketë organizim të ri me 11 komisione, pra nevojës që Kuvendi ka që më në fund të kemi komision parlamentar për diasporën. Duhet të reflektohet momenti historik ku ndodhet vendi.
Propozimi nga PS është ngritje në nivelin më të lartë të mundshëm të Komisionit për Çështjet Europiane. Në fazën ku ndodhet Shqipëria, ku kërkohet integrim në BE gjatë viteve në vijim, Komisioni për Integrimit duhet t’i takojë mazhorancës.

