A do të ketë kaos sot në Kuvend? Seancë maratonë për buxhetin, opozita paralajmëron protestë dhe bllokim

A do të ketë kaos sot në Kuvend? Seancë maratonë

Sot do të mblidhet Kuvendi i republikës së Shqipërisë, ndërkohë që opozita ka paralajmëruar se do të bllokojë sërish seancën plenare, ashtu si në herët e kalaura. 

Opozita do të tentojë të bllokojë punimet në shenjë kundërshtie për mospërmbushjen e 3 kërkesave të tyre për ngritjen e komisioneve hetimore.

Kuvendi është parashikuar që të nisë në orën 10:00 në një seancë maratonë ku do të diskutohet dhe miratohet buxheti i vitit 2024, ndërkohë që opozita e ka kundërshtuar këtë buxhet.

PS ka bërë me dije se buxheti mund të kalojë edhe pa debat parlamentar. 

Dy ditë më parë kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi publikoi një foto, ku sipas tij është dhënë urdhër që Garda të bllokojë sallën e seancave parlamentare, duke mos lejuar demokratët që të zbatojnë skenarin e përmbysjes së karrigeve.

EMISIONET