A do flasë Ilir Meta për 21 Janarin? Carkani: Sot nis përballja me regjimin

A do flasë Ilir Meta për 21 Janarin? Carkani: Sot nis përballja

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka lënë përkohësisht qelinë dhe është paraqitur në GJKKO, ku do të marrë pjesë në seancën paraprake për dosjen ndaj tij.

Avokati i tij mbrojtës, Kujtim Cakrani u pyet nga gazetari i “Ora News”, Edison Vatnikaj, nëse Meta do të flasë për 21 Janarin, dhe ai iu përgjigj:

"Meta sot është në sallën e gjyqit. Sot do fillojë përballja me regjimin e Ramës. 21 Janari është moment ndryshe, tjetër."

Deklarata e avokatit ka nxitur interes të madh mediatik, pasi 21 Janari mbetet një nga momentet më të diskutueshme të historisë politike të vendit dhe pritet të sjellë reagime nga ish-presidenti.

GJKKO do të vendosë për kalimin ose jo të dosjes për gjykim. Më herët, seancat janë shtyrë për shkak të kërkesave të avokatëve për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja me argumentin se është në konflikt interesi pasi po hetohet nga SPAK për akuzat e ngritura më herët nga Sali Berisha se ka fshehur një dënim për falsifikim dokumentesh në Greqi.

Avokati i Metës po ashtu pretendon se SPAK ka shkelur procedurën me paraqitjen e provave të reja lidhur me lobimin e LSI në SHBA, në një kohë kur hetimet për dosjen i ka mbyllur që në korrik.

EMISIONET