“7.5 ton k*kainë dhe 69 mln euro”/ Bardhi: Paratë e dr*gës u futën në tendera dhe ndërtim

Gazment Bardhi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se pushteti i tij lidhet me krimin e organizuar dhe pastrimin e parave përmes sektorit të ndërtimit.
Reagimi vjen pas një aksioni të SPAK, ku sipas të dhënave një grup kriminal i përfshirë në trafik droge ka përfituar dhjetëra miliona euro nga kontrata dhe tendera publikë.
Në këtë rast përmenden shifra si 7.5 ton kokainë e trafikuar, rreth 50 tendera publikë dhe mbi 69 milionë euro kontrata, ndërsa janë sekuestruar edhe qindra pasuri.
Bardhi e lidh këtë rast me një fenomen më të gjerë, duke pretenduar se grupe të tilla përdorin lejet e ndërtimit dhe projekte të mëdha për të pastruar para. Sipas tij, ky nuk është një rast i izoluar, por një model që, sipas opozitës, është shtrirë në sektorë të ndryshëm.
Ai ngriti edhe çështjen e mungesës së përballjes në parlament, duke thënë se kryeministri nuk po jep shpjegime për ndikimin e krimit në ekonomi dhe ndërtim.
Në fund, ai i referohet edhe raportit të fundit të Departamenti i Shtetit i SHBA për Shqipërinë, ku përmendet se ndërtimi mbetet një nga sektorët ku ekziston rrezik për pastrim parash.
Çështja mbetet pjesë e debatit politik, ndërsa hetimet për rastin konkret vijojnë.


