27 shtatori, Dita Ndërkombëtare e Turizmit, Rama ndan videokartolinën

27 shtatori, Dita Ndërkombëtare e Turizmit, Rama ndan

Një ditë më parë, 27 shtator, shënohet si Dita Ndërkombëtare e Turizmit.

Për këtë, kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, ka ndarë videokartolinën e realizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.

Në këtë video, paraqiten të gjitha bukuritë që ofron vendi ynë, që nga majat e Alpeve, te liqenet, lagunat dhe bregdeti shqiptar, teksa shfaqen dhe turistë që fotografojnë këto pamje natyrore për t’i pasur si një kujtim të bukur.

“MIRËMËNGJES ????
dhe me këtë videokartolinë të realizuar për Ditën Botërore të Turizmit, që sjell bukuritë e zonave tona të mbrojtura, nga majat e Alpeve, te liqenet, lagunat dhe bregdeti magjik, ju uroj një të diel të paqtë”
, shkruan Rama në rrjete sociale.

Sipas të dhënave nga Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit, Shqipëria ka pritur rreth 9 milionë vizitorë të huaj, në periudhën janar – gusht 2025, rreth 500 mijë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024.

Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se 94% e të huajve vijnë nga kontinenti evropian. Brenda këtij kontingjenti, Evropa Jugore zë vendin kryesor me 70% të hyrjeve, duke u ndjekur nga Evropa Perëndimore dhe ajo Qendrore/Lindore, secila me nga 11%.

EMISIONET