23 vite kryebashkiak i Maliqit, Gëzim Topçiu tregon “marifetin” e mandatit të 7-të

Kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, erdhi këtë të mërkurë me një rrëfim disi ndryshe nga përditshmëria politike, teksa foli në studion e lajmeve në Ora News” për çelësin e suksesit të fitores së mandatit të 7-të si kryebashkiak i Maliqit, të cilin e fitoi në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Topçiu theksoi se në këto 23 vite të qëndrimit të tij në detyrë, ai i kalon ditët në terren dhe pranë qytetarëve dhe problemeve të përditshmërisë që ata kanë.

“Ky është një vlerësim nga qytetarët, dhe një vlerësim për besimin që më kanë dhënë në këto vite.

Unë kam marrëdhënie të afërta me qytetarët dhe ndaj mendoj se unë i kam dhuruar atyre besimin që ata presin nga një drejtues.

Jam në terren çdo ditë, aty ku ka probleme, në fushë, apo kanale vaditëse”, u shpreh ndër të tjera kryebashkiaku Topçiu.

lili saraçi gëzim topçiu maliqi

EMISIONET