“21 janari” provë për drejtësinë, Manja akuza Prokurorisë së Tiranës: Mbajti dosjen në sirtarë

Ministri i Drejtësisë kërkoi që dosja e "21 janarit" të hetohet nga SPAK pasi Prokuroria e Tiranës mbajti për 12 vite çështjen në sirtarë pa e hetuar si krim shtetëror.Ulsi Manja tha se provat e reja faktojnë ngjarjen si krim shtetëror. Sipas tij kjo çështje është provë për drejtësinë e re të cilën qeverisja e Partisë Socialiste e krijoi pasi nuk kishte besim tek sistemi i vjetër i drejtësisë.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, akuzoi Prokurorinë e Tiranës se ka mbajtur nëpër sirtarë pa e hetuar për 12 vjet, dosjen e "21 janarit" dhe kërkoi që kjo çështje ti kalojë SPAK-ut.

"Dosja nuk mund të mbetet peng në sirtarët e prokurorisë së Tiranës pa asnjë veprim dhe sot pas 12 vjetësh. S'duhet të bëjë ping-pongun e radhës sa tek njëri prokuror tek tjetri që bien me radhë nga vetingu. Prova të tjera që pritet të dalin në dritë duhej të ishte transferuar me kohë në SPAK".

Në 12 vjetorin e vrasjes së katër qytetarëve, Ministri i Drejtësisë përmes një konference shtypi, tha se "21 janari" është krim shtetëror dhe si i tillë duhet hetuar.

"Dosja e vrasjes së ktër viktimave nuk mund të konsiderohet e hetuar përsa kohë sështë parë si krim shtetëror, drejtësi e cunguar. Koha është tani për drejtësinë e re kjo është sprova më e madhe e pavarësisë së tyre".

Faktin që prej 12 vitesh nuk është hetuar për "21 janarin", Manja e lidh me drejtësinë e vjetër nga e cila sipas tij nuk mund të pritej drejtësi.

"Ne jemi vërtet në pushtet prej 10 vjketësh por ajo që bëmë ishte se u dhamë shqiptarëve një drejtësi të re. Nuk heton qeveria, nuk heton pushteti. Përgjigjen për 21 janarin duhet ta japë drejtësia e re".

Dy vite më parë Prokuroria rihapi dosjen e vrasjes së Aleks Nikës dhe ka dërguar në Itali predhën që goditi të riun nga Lezha, por deri tani nga ekspertiza dhe rihetimi nuk është gjetur ndonjë provë e re.

EMISIONET