"Audio-përgjimi i 21 janarit", Balla: Kemi provat e reja, gati kallëzimi në SPAK

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla në një deklaratë për media ka deklaruar se PS-ja ka gati kallëzimin e saj për 21 janarin.

"Kam deklaruar se PS është subjekti që ka thirrur protestën e 21 janarit, që 4 dëshmorë të 21 janarit janë 4 prej nesh. Jemi palë e dëmtuar në atë ngjarje dhe në dritën e provave të reja, një provë që është një audio përgjim që është bërë publik.

Bazuar në faktin që dosja penale për varsjen e Aleks Nikës, njërit prej dëshmorëve, është një dosje që gjendet ende në prokurorinë e Tiranës dhe vazhdojmë të kërkojmë nxitjen e SPAK për ta hetuar këtë cështje. Në orët në vijim PS do ketë kallëzimin e vet, brenda kësaj jave," tha Balla.

Kur do nisë shqyrtimi në Kuvend i amnistisë fiskale?

"Drafti i amnistisë nuk ka ardhur ende në Kuvend. Sapo të vijë do të informoheni, por ju e dini që ajo nuk kalon me procedurë të përshpejtuar," tha ai.

Çfarë ka kërkuar BE për draftin e amnistisë fiskale?

"Nga informacioni që kemi marrë nga ministrja, ka pasur një dialog konstruktiv me ekspertët e Delegacionit. Rekomandimet e BE-së do të merren në konsideratë nga ana jonë," tha Balla.

EMISIONET