11 minuta në Kuvend, Salianji: Qeveria po miraton ligjet brenda pak minutash, pa pasur asnjë diskutim

Deputetët e opozitës nuk heqin dorë nga skenari i kaosit, edhe pse pa praninë e deputetit të përjashtuar Flamur Noka, skenari ishte më i moderuar.

Këtë herë nuk kishte karrige pirg në foltore. Protestuan pa flakadanë por me pankarta në duar dhe me zhurmuese.

Por kjo nuk e ndaloi kryetaren e Kuvendit të vijojë të prezantojë rendin e ditës dhe më pas të votojë. I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Seanca zgjati vetëm 11 mintua dhe ligjet në rendin e ditës kaluan pa debat edhe pse Nikolla i ftoi. 

Deputeti Ervin Salianji në një deklaratë për mediat foli për seancën plenare të Kuvendit që zgjati rreth 10 minuta për shkak të zhurmueseve që deputetët e opozitës përdorën në sallë.

Salianji tha se ligjet po miratohen nga qeveria me shpejtësi brenda pak mintash pa u bërë aspak diskutim.

“Siç e shihni në mënyrë të përsëritur PS e ka vënë përfund edhe parlamentin përveçse institucionet e tjera. Të gjitha institucionet i nënshtrohen vullnetit personal të Edi Ramës duke mos respektuar ligjin. Votohen ligjet pa asnjë diskutim, kalojnë në mënyrë të përshpejtuar dhe nuk merren me thelbin e problemeve.

11 minuta në Kuvend, Salianji: Qeveria po miraton ligjet brenda pak

Kërkojmë bashkëkryetarin e komisionit të Reformës Zgjedhore, nuk mund të ketë 4 përfaqësues një grupim që nuk është as parti ndërsa ne të mos kemi përfaqësimin e bashkëkryetarit. Ne kemi bindur opinionin publik për frikën që ka Edi Rama për t’u përballur me hetimin parlamentar. Kërkesa tjetër është që mos të ndërhyjë në grupin parlamentar të PD.

Pavarësisht thirrjeve të faktorit ndërkombëtar që të adresohen problematikat, vazhdohet me të njëjtën situatë ku bëhet gjasme sikur ka një konflikt në grupin parlamentar të opozitës. Vazhdohet me teatrin e shpifur të kalimit të ligjeve brenda disa minutave”- u shpreh Salianji.

EMISIONET