“"11 maji", proces i degraduar”/ Berisha vijon denoncimet: Vota vdiq pa arritur në kuti. Komisioneri votoi për qytetarin. Ja zona e kartelit të Suel Çelës
Kreu i PD, Sali Berisha, ka deklaruar se zgjedhjet e fundit ishin një proces i degraduar dhe i dhunuar.
Ai akuzoi qeverinë për manipulim masiv dhe blerje votash me fonde publike. Sipas Berishës, komisionerët kanë shkelur ligjin dhe vota ka vdekur pa arritur në kuti.
Ai publikoi një video që, sipas tij, tregon manipulime në zonat e kontrolluara nga krimi.
Kreu i PD Sali Berisha në deklaratë për mediat: Vota vdiq pa arritur në kuti. Komisioneri votoi për qytetarin. Mandati i katërt i Edi Ramës qëndron mbi krimin dhe drogën. Zgjedhjet ishin një proces krejtësisht i degraduar dhe i dhunuar. Farsa elektorale është një realitet, që e kanë parë të gjithë shqiptarët.
Në videon që po tregoj, komisioneri po sheh votën tek dhoma e fshehtë. Video është nga zona e kartelit të Suel Çelës. Janë dhënë gjysmë miliard euro për të ndikuar për votat.
Janë dhënë para për pensionistë, që përbëjnë 48 përqind të votuesve, pasi ka angazhuar pjesëtarë të administratës ka përdorur fuqinë ekzekutive për të punësuar dhjetëra e mijëra qytetarë për votë, pasi janë dhënë certifikata pronësie për votat.
Në një video të bërë publike për mediat, Berisha pretendon manipulim të votës nga ana e komisionerit në një qendër votimi, në një zonë që sipas tij kontrollohet nga grupi i Suel Çelës.
Ai u shpreh se mandati i katër i mazhorancës qëndron mbi krimin dhe drogën, ndërsa komisionerin e ka quajtur kriminel elektoral.
“Farsa zgjedhore 11 maj 2025 ishte një farsë universale. Ishte një proces i degraduar dhe i dhunuar në të gjithë shtrirjen dhe segmentet e tij.
Unë e kam deklaruar dhe e deklaroj përsëri se në farsat elektorale, vota vdes pa rënë në kuti. Por cilido që sheh dokumentet zyrtare të procesit zgjedhor të ditës së zgjedhjeve më 11 maj konstaton se ajo është autopsia e kufomës së farsës elektorale. Edhe aty nuk kanë lënë nen dhe ligj pa thyer.
Me 11 maj, dokumentet zyrtare faktojnë se masivisht qytetarët kanë votuar nën terrorin e patronazhistëve që u qëndronin si xhelatë të votës së lirë në dhomën e fshehtë.
Mund të kisha rreshtuar këtu qindra e qindra raste, por unë kam sjellë vetëm disa për kursim kohe. Dhe këto disa janë vetëm në një qendër, imagjinoni ju po të shtriheshin në qendrat e tjera.
Votuesi shkon aty se plusin po e vendos komisioneri. Tani ai e palos, votuesi ka për detyrë të palosë fletën e votimit që e votoi komisioneri. Është e njëjta qendër votimi. Edhe këtu, komisioneri shoqëron votuesin dhe voton.
Komisionieri terrorist elektoral. Është zona e kartelit të Suel Çelës. 2285, mos gabohem, është qendra e votimit.
Detyra e tij është vetëm të palosë fletën e votimit. Prapë, komisioneri… Unë thashë kam marrë disa, po mund t’u sillja këtu me qindra. Vetëm nga një qendër ë, se është e lehtë të diktohet që është e njëjta qendër. Harroi ta përqafonte… Beso dhe kontrollo… Komisioneri terrorist elektoral…
Ja mbi se qëndron mandati i katërt i Edi Ramës, mbi krimin, drogën. Po, po, edhe ky i dikton votën. E shihni cili ka qenë votimi? Tani do votojë edhe ky vetë prapë, sa herë të dojë. Vazhdon komisioneri.”, tha ai.


