103 vite nga Kongresi i Lushnjës, Begaj: Moment reflektimi, Shqipëria para interesit personal

Këtë 21 janar shënohen edhe 103 vite nga Kongresi i Lushnjës.

Presidenti Begaj duke rikujtuar se delegatët në këtë kongres vunë Shqipërinë para vetes, bëri thirrje që këto moment historiek të shërbejnë si refleskion për të ardhmen e vendit.

“E shkuara duhet të kujtohet. Duhet të kujtohet jo vetëm për figurat dhe ngjarjet e rëndësishme, por duhet të jetë edhe si moment reflektimi për të nxjerrë mësime dhe për të frymëzuar.

Në fakt Kongresi i Lushnjës na frymëzon, ku disa delegatë vunë interesat kombëtare mbi ato personale, mbi mendimet e tyre të ndryshme, apo qëndrimet e tyre.

Për sfidën e kohës ata vendosën që është e rëndësishme Shqipëria përpara interesit të tyre. Dhe kjo mendoj se është një thirrje e madhe edhe për të gjithë ne.

Ku për sfidat aktuale duhet të bëhemi të gjithë bashkë për t’u përballur dhe për t’i përballuar ato me sukses dhe për të frymëzuar popullin shqiptar”, u shpreh kreu i Shtetit, Bajram Begaj

EMISIONET