Përmbytjet në Shkodër, Ademi: Jemi përgatitur edhe për evakuim, kemi gati 200 shtretër

Përmbytjet në Shkodër, Ademi: Jemi përgatitur edhe për

Në qarkun e Shkodrës situata nga përmbytjet vijon të jetë shqetësuese  për shkak të reshjeve të shumta të rëna gjatë ditëve të fundit.

Në një lidhje direkte për Ora News kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi tha se akoma nuk ka asnjë rast të evakuimit por në rast të përkeqësimit të situatës Bashkia e Shkodër është e përgatitur me 200 shtretër në 4 godina të pajisura me shërbimet bazë.

Voltana Ademi për Ora News: Nuk kemi asnjë rast të evakuimit, asnjë rast të prezencës në banesa por në fusha dhe toka bujqësore. Nuk kemi probleme deri tani me situata të rrezikut të madh në banesa. Në Shkodër kemi 200 shtretër në 4 godina, të pajisur me shërbimet bazë, ushqimin e domosdoshëm. Nëse do të ketë nevojë më shumë po parashikojmë të kemi dhe dy hapësira të tjera që bëhet fjalë për një kapacitet prej 1000 personash.

Ademi tha se përsa i përket dëmeve të shkaktuara në tokat bujqësore do të bëhet një vlerësim ku do të dalë dhe një faturë financiare për të cilën Ademi tha se mund të bëhet publike të hënën

Voltana Ademi për Ora News: Kemi ngritur grupe të verifikimit, parashikojmë që deri të hënën  të kemi vlerësim paraprak për ndihmën që do duhet për të rimarrë atë që është dëmtuar. Do të duhet të ripasurohet toka, është një punë kolosale që duhet bërë. Do të kemi një faturë, do ta bëjmë publike nga dita e hënë. Kemi pasur dhe një komunikim me z.Peleshi sepse ky vlerësim duhet bërë dhe nga ministria. Mbase do ketë një fond dëmshpërblimi por dhe subvencioni për dëmin që iu është shkaktuar banorëve.

Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti për online E.P

Vendi Lajme Aktualitet voltana ademi Intervista në Ora News

EMISIONET