PD: DASH vërteton se korrupsioni i qeverisë largon investitorët

PD: DASH vërteton se korrupsioni i qeverisë largon investitorët

Duke ju referuar raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Partia Demokratike akuzoi qeverinë se e ka zhytur vendin në varfëri dhe e ka kthyer ne vendin më të korruptuar në Europë. Ish-deputetja, Jorida Tabaku, tha se korrupsioni i qeverisë në ikje largon investitorët amerikanë dhe mbyll vendet e punës për shqiptarët.

Partia Demokratike reagoi për  raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit që e rëndit Shqipërinë një ndër vendet më të korruptuara në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se kjo qeveri e ka zhytur vendin në varfëri.

Ish-deputetja, Jorida Tabaku, tha se korrupsioni i qeverisë në ikje largon investitorët amerikanë dhe mbyll vendet e punës për shqiptarët.

Tabaku: Për shkak të korrupsionit të qeverisë Rama, shqiptarët nuk përfitojnë dot nga milionat e investimeve amerikane. Shqipëria me pozicionin e saj strategjik në Ballkanin Perëndimor, frymës pro amerikane dhe krahut të punës duhet të ishte një vend ku bizneset dhe sipërmarrjet amerikane duhet të ishin ndër më të pranishmet në rajon.

Në 7 vite, thotë Tabaku,  kjo qeveri i ka mbyllur shqiptarët në burgun e oligarkisë.

Tabaku: Raporti thekson raste konkrete të bizneseve amerikane, që janë larguar si rezultat i korrupsionit qeveritar me të cilin janë përballur. Qeveria ka qenë armiqësore ndaj investimeve të tilla, ka favorizuar korrupsionin përballë investimeve të partnerëve strategjikë të vendit. Ne nuk premtojmë mrekulli, por gjëra të thjeshta. Do ta kthejmë ekonominë në normalitet dhe në funksion të qytetarëve. Kjo do t’u japë mundësi qytetarëve të punojnë këtu dhe jo të largohen me mijëra, siç ka ndodhur këto 7 vjet.

Ish-deputetja demokrate tha se shumica e heshtur e shqiptarëve, e atyre që nuk e harrojnë dhe as gënjehen nga premtimet boshe të Ramës në zgjedhjet e 25 prillit,  do t’i japin goditjen me votë njeriut të oligarkëve dhe krimit të organizuar.

Vendi Ekonomi Lajme Politikë jorida tabaku raporti i DASH

EMISIONET