Pas Krasniqit, edhe kreut te Grupit Parlamentar të "Vetëvendosjes" i ngrihet aktakuzë, nesër niset në Hagë

Pas Krasniqit, edhe kreut te Grupit Parlamentar të

Pas Jakup Krasniqit, Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, ka një aktakuzë nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale.

Vetë Rexhepi e ka konfirmuar përmes një postimi në Facebook duke thënë se nesër, të enjten, do të udhëtojë në Hagë.

“Unë po shkoj me kokën lart dhe kurdo që kthehem do kthehem po ashtu me kokën lart sepse isha, jam dhe do të jem ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të cilën jam i gatshëm të jap gjithçka nga vetja ime. Ideali i asaj ushtrie të lavdishme është mbi mua, mbi këdo, mbi gjithçka. Mirë u takofshim në fitoren e Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës! Kam ditur e do të di gjithmonë ta mbroj lirinë e popullit, shtetin e Kosovës dhe UÇK-në e lavdishme”, ka shkruar shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Selimi është zyrtari i dytë i lartë i UÇK-së që sot iu konfirmua aktakuza nga Specialja. Para tij, sot, ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, është transferuar për në Hagë.

EMISIONET