Gjatë fjalës së tij në Parlament, kryeministri Edi Rama iu përgjigj deklaratës së sotme të presidentit Ilir Meta, i cili lëshoi paralajmërimin e tij të rradhës për deputetët që votojnë pro Kodit të ri Zgjedhor.

Sipas shefit të qeverisë, ai nuk është në krye të PS për të ushqyer partite e vogla, të cilat i quajti grupe shantazhierësh dhe “KÇK”, Kap ça të Kapësh.

“Unë nuk jam në PS për të ushqyer partitë e vogla. Partitë e vogla janë grupe shantazhierësh, grupe interesi që krijohen Kap Ça të Kapësh, kanë shqyer më shumë se PS e PD plaçkën shtet. Partitë e vogla janë  parti pengmarrësish që vijnë në parlament për të kapur një ministri për ta bërë degë thesari të atij që ka vulën kjo është e vërteta”, u shpreh ndër të tjera Rama.

Çfarë deklaroi pak më herët Presidenti Meta përkrah homologut boshnjak:

“E ashtuquajtura mazhorancë të thellohet, po ashtu të ashtëquajturit opozitë, nuk duhet tu shkojë mendja të mbyllin integrimin e Shqipërisë. Sot ai që ngre dorën për të prekur 5 qershorin ai ngre dorën kundër integrimit Evropian të Shqipërisë. Unë dëshiroj qytë mos e bëjë. 

Kushdo që ngre dorën do të ketë përgjegjësi individuale. Vetëm duke respektuar marrëveshjen, duke bërë zgjedhje të lira e demokratike, ne çelim negociatat, por edhe japim shembull për cdo vend tjetër. Maqedonia e Veriut na ka dhënë një shembull të shkëlqyer se si kapërcehen problemet e brendshme dhe si zgjidhen krizat.

Të mos harrojë asnjë deputet se përgjegjësia e tij do të jetë individuale, nëse ngre dorën kundër të ardhmes evropiane.