Vrau Xhuljano Bullarin, familjarët e Selmanajt: Ka probleme mendore, ta vrasin që sot, jemi në telashe

Flasin familjarët e Bledar Selmanajt, vrasësit të Xhuljano Bullarit në Qafën e Topit në Babicë të Vlorës.

Kanë vëllai i Bledar Selmanajt dhe nëna e 39 vjecarit, të cilët bëjnë me dije se çdo dëshmi e treguar në televizion nga djali i tyre nuk është e vërtetë.

Ato thonë se djali i tyre vuan nga problemet mendore prej më shumë se 20 vitesh.

Familjarët shtojnë se kanë frikë tashmë dhe kërkojnë urdhër mbrojtje pasi djali i tyre i ka hapur nga çdo anë armiqësi duke përmendur emra.

Ata theksojnë se nuk dihet nga ju vjen rreziku dhe fëmijët e tyre kanë frikë të venë në shkollë

Ndërkohë, ivëllai ngre dyshime pasi sipas tij Selmanaj mund të jetë shtyrë nga persona të tjerë të nxjerrë emra dhe të tregoj këto ngjarje.

Sipas të vëllait të Selmanajt, vëllai i tij kishte vetëm 15 ditë që kishte dal nga burgu dhe s'ka sesi t'i dijë të gjitha ato gjëra për ngjarjet që kanë ndodhur në vend. 

"Ka përmendur shumë emra që nuk i njohim., nuk kemi pasur asnjë konflikt. Ka përmendur një seri vrasjesh për 10 ditë, nga i mori vesh ky? Policia e shteti ka fjetur gjumë?"

Ndërsa, sipas nënës, djali i saj qëkur ka shkelur në këtë tokë ka qenë problematik dhe ka sjell vetëm probleme.

"Është i sëmurë mendor, ka qenë i shtruar në spital të burgut. Ne nuk kemi asnjë lidhje me të. Ai ka përmendur shume emra që nuk i njohim. Jemi në telashe sepse fëmijët kanë frikë të shkojnë në shkollë. Le ta vrasin në këtë moment."

Nëna dhe u vëllai kërkojnë urdhër mbrojtje nga shteti pasi kanë frikë për familjen dhe fëmijët e tyre.

EMISIONET