Rilindasit zero tatim për Oligarkët, dikur ulërinin për profesionet e lira

Rilindasit janë vërtetê tê paturp në vjedhje dhe në varësinë nga korrupsioni.
Kane propozuar së fundmi që të zgjerojnë deri ne vitin 2026 përfituesit oligarkë gjoja investitorë strategjikë, të hoteleve 4- 5 yje, që do ta kenë zero tatimin mbi të ardhurat korporative për plot dhjete vjet.
Propozimi bëhet si gjithmonë nga një deputet.Ështe bërë zakon që sa herë që qeveria do të fshihet si struci për aferat e saj merr me qira deputetë pa karakter, që mund të firmosin çdo lloj paçavure korruptive boll që të fitojnë diçka për vete.
Është vërtet irrituese dhe e pacipë që po këta ulërinin e cirreshin për profesionet e lira kur kërkonin me çdo kusht ti ngarkonin me tatim mbi të ardhurat 15%, mjaft të lartë ndonëse ata perballen me veshtirësi pafund të mbijetesës në ekonominë e Shqiperisë të zaptuar nga oligarkët.
Janë shumë të shqetesuar për miliarderët këta rilindasit ndërsa për profesionet e lira, që mezi mbijetojnë bile shpesh falimentojnë e detyrohen të largohen nga vendi janë egersira te verteta.
Të gjithë i kujtojnë fjalimet dhe klithmat histerike idiote në Kuvend kundër profesioneve të lira të këtyre gjoja parimorëve, që shqyejnë këmbët përpara oligarkëve, që janë klientë dhe prestanome të parave të korrupsionit të qeverisë.


