Qeveria e turpit historik të 25 prillit!

Qeveria e turpit historik të 25 prillit!

Qeveria qe u betua dje eshte produkti mafioz i turpit historik te 25 prillit.

SHBA dhe OSBE i kane damkosur qarte masakren mafioze, qe u konsumua ne 25 prill dhe qe eshte nje hap kriminal per te legjitimuar kapjen rilindase te drejtesise, zgjedhjeve dhe ekonomise.

SHBA ishin shume te qarte.

Ambasadorja amerikane Elisabeth Rosenstock-Stiller, në fjalën e mbajtur në misionin e OSBE ne maj vetem dy jave pas zgjedhjeve te 25 prillit:

"Shtetet e Bashkuara duke iu referuar konstatimit të misionit të OSBE-së se partia në pushtet, kishte përparësi në zgjedhje për shkak të kontrollit në administratën lokale, keqpërdorimit të burimeve administrative.

Ne gjithashtu shikojmë konstatimin e tyre, se praktikat e përhapura të blerjes së votës mbeten një problem dhe ne akoma më shqetësuese janë publikimi i të dhënave të qytetarëve, përfshirë edhe preferencat politike të votuesve.

SHBA përsërit se institucionet e drejtësisë duhet të mbajnë përgjegjësi për çdo individ, që shkel ligjin dhe pengoi të drejtën e popullit për zgjedhje të lira e të ndershme”,- thuhet në deklaratën e SHBA-së për zgjedhje.

Ne 25 prill ne Shqiperi sipas raportit te OSBE-ODIHR u konstatua se Rama dhe rilindja kane kryer nje masaker zgjedhore te vertete ku :

– Qeveria organizoi dhe financoi ne menyre mafioze shitblerjen me kriminale dhe masive te votave te pare ndonjehere.

– Qeveria e perdori pushtetin duke shperdoruar ne menyre kriminale te dhenat personale te qindra mijra qytetareve, te cilat jane tashme ne duart e krimit te organizuar dhe trafikanteve duke tronditur rende sigurine publike dhe ate personale te qytetareve.

– Qeveria shperdoroi pushtetin dhe administraten per presione mafioze mbi qytetare dhe bisnese, perdori dhjetra milion euro dhe e gjithe administrata u perdor si detashment kriminal zgjedhor kunder qytetareve

- Dhjetra mijra qytetareve shqiptare ne Greqi dhe Maqedoni ju mohua e drejta e votes ne menyre antikushtuese nga qeveria me vendime te paligjshme.

– Qeveria kapi dhe zaptoi kriminalisht dhe totalisht Median, per te mashtruar dhe dezinformuar qytetaret per qellimet elektorale te rilindjes.

– Qeveria punesoi me mijra njerez ne menyre te paligjshme ne administratën publike vetem me qëllime elektorale.

– Qeveria shperdoroi ne menyre mafioze dhjetra milione euro e rindërtimit për të orientuar votën.

– Qeveria përdori grupet kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve.

Me voten e lire nuk ka kompromis ajo ose eshte e lire ose e dhunuar.

25 prilli ishte prova e dhunimit ekstrem te votes se lire me çdo mjet e menyre dhe me perfshirjen e hapur te mafies dhe krimit te organizuar.

Masakra zgjedhore eshte ulur kembekryq ne Shqiperi,qendrimi ndaj saj eshte gur prove per kedo shqiptar dhe te huaj, per tu vendosur ose ne krah te demokracise ose ne krah te mafies antishqiptare te rilindjes ne pushtet.

EMISIONET