Pse nuk gjen paqe Izraeli dhe Palestina?

Diplomati, Agim Nesho, në një intervistë për Rtv Ora me gazetaren Beti Njuma analizoi zhvillimet në Lindjen e Mesme, konfliktin e përgjashëm mes Izraelit dhe Palestinës që vetëm në një javë ka lënë pas me dhjetëra viktima, shumë prej tyre fëmijë, dhe qindra të plagosur.

Ky është reaktivizimi i një konflikti më të vjetër që kemi ne tani, që nga '48 me vendimin e Kombeve të Bashkuara për të krijuar dy shtetet në territorin e Lindjes së Mesme, të Izraelit dhe Palestinës. Kemi në mënyrë të vijueshme ripërsëritje të konflikit midis tyre. Pse? Sepse në shumë raste nuk është gjetur ajo mesatarja e kënaqësisë nga të dy vendet për të pasur një paqe të qëndrueshme, për të zgjidhur pozicionet e tyre, kjo sigurisht nga nacionalizimi i vjetër arab që e ka përdorur çështjen e palestinezëve për 'patriotizëm' të qytetarëve të tyre duke qëndruar në sisteme të mbyllura.

Kush e ndezi kësaj here shkëndijen e luftës?

Janë shumë faktorë që e kanë krijuar prapë konfliktin. Kemi patur një periudhë në administratën Trump që u dha një zgjidhje e ndryshme nga të gjithë administratat amerikane. Amerika ka qenë dhe është faktori kryesor në zgjidhjen e konflikteve dhe ruajtjen e stabilitetit në Lindjen e Mesme dhe mbetet si e tillë. Por kishim një devijim nga presidenca Trump duke paraqitur planin "Paqe për prosperitet". Ishte një plan kompleks. Prosperiteti përfshinte 50-100 miliard dollarë për zhvillim të shtetit të ri palestinez, për rindërtimin e shoqërisë, infrastrukturës.

Por nga ana tjetër njeh Jerusalemin që nuk ka qenë në asnjë plan të administratave të kaluara amerikane, si qendër dhe kryeqytet të Izraelit dhe nga ana tjetër që është edhe më e rëndësishme, gjithmonë e më shumë e marxhinalizon idenë e dy shteteve që ka qenë një projekt që e ka pranuar gjithë Perëndimi. Me presidencën Trump është tentuar gjithmonë që ti jepet një hapësirë gjithmonë e më tepër Izraelit. Sigurisht kjo prish ekuilibrat. Ka një sensibilitet, sensibiliteti është ekzistenca dhe ruajtja e shtetit izraelit. Por kishte tendencë të tejkaluar dhe kjo u keqkonceptua nga arabët që akumuluan një urrejtje që tani shpërtheu.

Faktorët e brendshëm

Në këtë situatë ku Izraeli është para mundësisë së zgjedhjeve të reja për arsye se Presidenti i Republikës i ka dhënë koalicionit të qendrës majtas dhe djathtas por jo Netanjahut, mundësinë e një koalicioni të gjerë. Janë pikërisht arabët ata që mund të mundësojnë krijimin e këtij koalicioni për tu bërë i votueshëm në parlament. Hapja e këtij konflikti e prishi këtë gjë. Janë forcat politike në Izrael të cilat kanë shtyrë indirekt në intolerancën që ka shprehur policia ose mënyrën si ka vepruar në vazhdimësi edhe gjatë muajit të Ramazanit duke shpronësuar pavarësisht se ligji ekziston për qytetarët hebre që kanë të drejtë të marrin pronat e tyre edhe para '48-ës të cilat i kanë trashëguar.

Mes dhjetëra viktimave, 31 fëmijë, pse nuk ndërhyn komuniteti ndërkombëtar?

Konflikti është i pabarabartë, Izraeli është fuqia dominuese në Lindjen e Mesme, një nga katër fuqitë rajonale me Turqinë, Iranin dhe Arabinë Saudite. Sigurisht ka një armatim perfekt por në kushtet e sotme duke pasur dhe akordin e Abrahamsit ka bërë marrëveshje me vendet arabe. Hendeku që deri tani Izraeli kishte nga mosnjohja apo kundërvënia e të gjithë politikës arabe drejt një nacionalizimi për të ruajtur dhe forcuar pozicionet e Palestinës, tani duke patur idenë dhe realitetin që vetë Irani po forcohet si fuqi në Lindjen e Mesme sigurisht që janë rreshtuar në një bllok me Izraelin duke ndarë informacionin, teknologjinë, si Egjipti, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara etj.Janë vetë palestinezët të interesuar që ky konflikt të marrë zjarr për arsye se Hamasi si organizatë terroriste e njohur nga SHBA është përjekur që të gjitha konfliktet të mos i zgjidhë në gjuhën e bisedimeve por të intensifikojë dhe të përdoret nga fuqitë e tjera në krijimin e tensioneve dhe konflikteve të reja.

Cilat janë interesat e Hamasit? Duke qenë forcë dominuese në Gaza kërkon që të zëvendësojë edhe autoritetin palestinez në zonën e Uesbengut për të fituar një avantazh dhe të bëhet pjesa me të cilën Perëndimi, Izraeli dhe të gjithë fuqitë e tjera të negociojnë me të në të ardhmen. Por Hamasi duke qenë një organizatë militare e cila nuk ka principe sigurisht ka kryer dhe krime. Prandaj reagimi i Izraelit është i tejskajshëm, nuk mund ti justifikojmë si dëme anësore se janë fëmijë. Por unë mendoj se ka dhe një moment politik për arsye se drejta e një shteti kur me qindra e mijëra raketa të furnizuara dhe nga shtete të tjera sulmojnë popullsinë e Izraelit, duke vrarë edhe fëmijë dhe duke krijuar një pasiguri totale.

Kjo është sigurisht dhe një politikë e shtyrë, kanë interesa të tjera. Po të shikosh aktorët ndërkombëtarë, Turqia ka bërë thirrje të ndërhyrje humanitare në Palestinë për të krijuar një kordon sanitar në mbrojtje të popullit palestinez dhe këtë kërkesë nuk ja ka bërë Perëndimit por Rusisë për të zgjeruar konfliktin. Është një moment që e kanë gjetur piolitikën e re të administratës Biden, e cila është e fokusuar në problemet e demokracisë dhe të rikthimit të rendit botëror, nuk e priste që një konflikt i tillë të dilte menjëherë me konflikte të tjera. SHBA në mënyrë prioritare janë angazhuar në Ukrainë për të ndaluar ekspansionin e mundshëm të Rusisë dhe për të kundërshtuar politikën e saj duke qenë plotësisht kundër, ka kompeticionin me Kinën, politikat e saj si brenda vendit me çështjen e ujgurëve, çështjet e tregtisë, por edhe çështje që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut në Hong Kong dhe shumë probleme të tjera që Kina si parti shtet kërkon që të fitojë parësinë në rendin ndërkombëtar duke tejkaluar edhe rregullat e deritanishme në botë.

EMISIONET