“Përbindëshi që ushqehet me beton e hekur”/ Tirana si një laborator makabritetesh të denja për çdo holokaust
“Tirana, më i madhi paradoks”
Pallate, pallate, pallate! Gjithë kjo barrë nuk po e mbyt Tiranën, sepse s'ka mbetur gje e gjallë në këtë përbindësh që ushqehet me beton e hekur.
Po, Tirana po tregon se mund të mos jetë një giotinë mesjetare, që pret koka mëkatarësh, por një eksperiment sicial që ndëshkon mizorisht duke groposur fate njerëzish në tulla e llaç.
Ky qytet nuk premton progres human, sepse ai është pa të shkuar, pa të djeshme, pa të ardhme. Ai është një laborator makabritetesh, ku zhvillohen eksperimente të denja për çdo holokaust.
Ende nuk e kam kuptuar përkufizimin e një miku tim, i doktoruar në shkencat ekonomike, që gjithë këtë monstruzitet që po uzurpon tokë e ajër të këtij qyteti, sipas tij është "vertikalizim i progresit ekonomik".
Këtu, monstrat sociale dhe bazitësit e krimit, vënë caqe pretendimesh, që shtyten në pritshmëri orësh. Të pasurit bëhen më të pasur, duke spekuluar jo dhe aq mbi pamoralitetin e tyre njerëzor, se sa duke arritur në pakte perverse xhelatësh politik, ku e nesërmja jote është e sotmja e një monstre përifitimi dhe abuzimi. Të varfrit shndërrohen në skllevër, në trgatë bankash që ushqehem me gjak dhe të nënshtruar punëdhënësish që s'ngopen me përulje, poshtërim e gjakpirje.
Dhe, Tirana, "më i madhi parafoks", paradoksalisht është i vetmi altar ku na mbetet të lutemi dhe të blatojmë më të shenjtin përkorje të mbetur purifikuar në këtë ndyrësim total.
Të jetosh apo të shkosh për lesh, kjo është çështja, në këtë qytet metropolitan, ku jeta është më i liri mall dhe e drejta, njerëzorja, vizionarja, në mos jenë maska janë masakrime!
Në foto: Aty ku deri dje kishte barë dhe hapsirë ku lodronin njerëz dhe fluturat shkonin hareshëm mes ngjyrshmërisë së luleve dhe bimëve, sot ka beton, hekur, tulla dhe një mundësi e atyre që duan të pasurohen, dhe atyre që japin gjithçka për një qytet që edhe ajrin e ka të mbingopur me lagështi dhe pluhur.