Mbi publikimin e akteve sekrete ose nën hetim

Mbi publikimin e akteve sekrete ose nën hetim

Alan Rusbridger një gazetar që ka punuar për 40 vjet në media, 20 prej tyre i ka kaluar si kryeredaktor i Guardian, drejtor i Lady Margaret Hall, Oksford dhe kryetar i Institutit Reuters për Studimin e Gazetarisë, si dhe është në Bordin e Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve me qendër në Nju Jork, nuk ka reshtur së shprehuri kundër ndalimit të publikimit të dokumenteve të cilësuara si "Sekrete" apo edhe më keq akoma, si "Top Sekret".

Gjatë kohës së tij si redaktor i Guardian ka botuar shumë histori në lidhje me sigurinë kombëtare. Ai ishte në dijeni me kuadrin ligjor në Britani të Madhe dhe SHBA. Në vitin 2014 ai dhe ekipi i tij u vlerësuam me çmimin Pulitzer për shërbimin publik për mbulimin e tyre të dokumenteve të Edward Snowden (Publikimi I te dhenave teper sekrete)

Ai është një avokat i lirisë së medias dhe gjithashtu e mbështet idenë se aktet secrete po ranë në duart e gazetarëve duhet të publikohen, madje sipas tij edhe ato të sigurisë kombëtare.

Ai gazetarët i ndan në 3 kategori sa i përket zbuluesve të akteve sekrete:

Ka shumë lloje të zbuluesve të akteve, duke përfshirë njerëz të motivuar nga arsyet që mund të konsiderohen "të mira" dhe "të këqija".

Ne mund të mendojmë për zbuluesit "të mirë" si sinjalizues: njerëz që ndihen të detyruar të zbulojnë informacione zyrtare për shkak të një sensi të një interesi më të gjerë publik. Shoqëria mund - në atë kohë, ose në një datë të mëvonshme - të përkrahë njerëz të tillë dhe rreziqet që ata janë të përgatitur të marrin.

Pjesa më e madhe e informacionit më të vlefshëm që shfaqet në shtyp ose media është informacion i paautorizuar në të cilin një burim mund të ketë rrezikuar – me reputacionin, apo edhe jetën e tij/saj – të zbulojë çështje që zyrtarisht nuk duhet t'i zbulojë.

Zbuluesit "të këqij" mund të përfshijnë njerëz që zbulojnë informacion për qëllime politike ose shpërblim financiar pa marrë parasysh interesin publik.

Mund të ketë kategori "në mes" të zbuluesve. Ato mund të përfshijnë disa njerëz të përfshirë në spiunazh. Ato mund të përfshijnë njerëz që kërkojnë shpërblim financiar, por ku rezultati përfundimtar mund të konsiderohet gjerësisht në interesin publik.

EMISIONET