Edhe pas 110 vitesh pavarësi çështja kombëtare në amulli, Xhufi: Donin t’i jepnin jugun Greqisë

Edhe pse kanë kaluar 110 vite, politika shqiptare vazhdon të jetë në amulli dhe në paqartësi qoftë sa i përket zhvillimeve në territorin shtetëror, ashtu dhe sa i përket çështjeve kombëtare.

Në aktivitetin e zhvilluar mbi përpjekjet e Ismail Qemalit për të ngritur flamurin kuq e zi, pëllumb Xhufi solli në vëmendje prapaskenat qoftë të kabinetit të tij qeveritar ashtu dhe të kundërshtarëve politik të kohës.

Xhufi: Pas vdekjes së Ismal Qemalit, propaganda greke e mbështetur edhe nga zëra brenda Shqipërisë pretendoi se ai ka nënshkruar një deklaratë që Shqipëria e jugut t’i jepet Greqisë. Ajo deklaratë nuk ekziston askund.

Por Xhufi shton se themeluesi i shtetit shqiptar ishte i vendosur për pavarësinë duke kundërshtuar edhe tezat për lënien e vendit në dorën e Greqisë.

Xhufi: Edhe në Vlorë Ismail ishte i rrethuar me intrigantë dhe kundërshtarë skeptikë që pavarësinë dhe shtetin shqiptar mund ta konceptonin vetëm si ujdi me të huajt. Të tillë ishin edhe njerëzit të tij të afërt.

Një rol të fortë në qëndresën e kombit shqiptar e kanë dhënë Arbëreshët.

"Intelektualët arbëreshë i kanë dhënë identitetit të krijimit të shtetit shqiptar shfaqjet me të vërteta befasuese."

Sot pas 110 vitesh mes politikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës vijojnë të ketë llogore të forta, edhe pse mes qeverive janë firmosur marrëveshje bashkëpunimi mes tyre dhe abetarja e përbashkët.

EMISIONET