“Dubblestandart”

“Dubblestandart”

Këtë djalë e masakruan për penalltinë e humbur, e demoralizuan, e bullizuan, i hoqën shpresën e së ardhmes me fjalët më fyese, dhe sot, çfarë bëjnë?

Në pak kohë diferencë e ngrejnë në qiell të hapur dhe e bëjnë hero?!

Jo o milet, nuk bëhet kështu! Mos e thoni fjalën e fundit në fillim se ajo të vret më shumë se plumbi dhe sot kërkoni t’ia hiqni atë me fjalë të bukura, pasi dëmin ia bëtë dhe e shkatërruat shpirtërisht.

Mileti ynë duhet të punojë me veten, të kthehet në një popull i qytetëruar dhe mirënjohës edhe kur humbasim.

Kjo është ta duash tjetrin dhe vetëm kështu mund të fitohet, ndryshe dashuria e interesit nuk zgjat, ajo kthehet në helm.

Kombëtarja jonë luan nën presionin e mentalitetit shqiptar që të hedhin poshtë brenda një sekonde humbje.

Kjo duhet të marrë fund se biem në nivelin e asaj qeë ne nuk dëshirojmë, e të mos merituarit asgjë.

Pyetja ime është: Me çfarë fytyre do i dalin këtij djali përpara?

Çfarë do i thonë?

Si do i gëlltisin ofezat e rënda që i bënë në rrjetet sociale pa pikën e mëshirës?!

Ai fjeti si hero se la shpirtin në fushë. Po ju si fjetët mbrëmë?

Unë e di, por po e mbaj për vete, sepse më pëlqen të mbaj një standard për njerëzit e djersës dhe të dënoj me distancim ata njerëz të parazitizmit të kafeve helmuese (…….?!)

EMISIONET