Akërnia, aeroporti i Vlorës dhe deti

Akërnia, aeroporti i Vlorës dhe deti

Cdo pallat nuk banohet më tepër se dy familje. Le të themi tre më mirë. Mund të ketë dhe godina të tëra bosh, të kycura sdihet prej sa kohësh. Disa shtëpi private me bahcet e vogla të gjelbëruara , të shtyjnë të shpresosh se aty ka njerëz. Por nuk duhet të vrojtosh shumë për të kuptuar se fshati është pothuajse i braktisur

Në këtë mëngjes të hershëm , Akërnia e Vlorës, del nga përgjumja prej atyre pak makinave që i kalojnë fshatit përbri .

Fare pranë detit , autostradës dhe Vlorës (nesër edhe aeroportit) Akërnia ska asnjë lidhje as me posterat dhe reklamat për pushime moderne, turistë, jahte, boomin ekonomik që duhet të vijë nga nje sezon veror.

Jo!

Ata që lëvizin në rrugën automobilistike janë punëtorë dhe punonjës që nxitojnë drejt qindra hektarëve që përfundimisht janë rrethuar me tel të mpleksur prej hekuri. Toka e kripur ku nuk mbillej asgje , ka marrë pamjen e një fushe të pamatë . Aty nuk ka nevojë të marrësh me mend se po ndërtohet aeroporti i Vlorës, i kontestuar fort nga mjedisorët për "kolonitë" e zogjve migratorë.

Tek tuk ndonjë banor i Akërnisë ka fituar një punë aty. Katër të tjerë janë punësuar në një fabrikë letrash të lagura. Dikush ka mbarështuar lopë dhe dele. Gratë bëjnë zonjën e shtëpisë

Me peshkimin merret ndonjë i moshuar.

Me pak fjalë nëse i numëron banorët ndoshta mjaftojnë gishtat e duarve.

Me se jetoni - pyes një të ri i cili më tërheq vëmendjen se në mes të asaj boshatisjeje të Akërnisë po pastron rrugën para pallatit. Me të folur ironike , ca shqip e ca italisht përgjigjet - si të gjithë shqiptarët, jetojmë me jetën e njëri - tjetrit!

A. është kthyer nga Italia me bashkëshorten- një e re e diplomuar për ekonomik . Por për pak ditë. Sa të ajrosin shtëpinë e prindërve, dicka mes amanetit e dëshirës për tu përkitur dicka

" E shikon atë gërmadhën atje, dikur ka qenë kinemaja e fshatit. Aty janë martuar prindërit e mi. Tokat e tyre i kemi dhënë me qera 80 mijë lekë në vit. Po crëndësi ka kjo. A do jetë aeroporti i dobishëm edhe për banorët apo jo- u përgjigjet pyetjeve me pyetje.

A. është rritur midis Italisë dhe Kroacisë dhe vazhdon bisedën përmes krahasimit. " Ske rini këtu, sivjet do jenë a sdo jenë 6 fëmijë për shkollë, cfarë komenti ke ti zonjë për këtë arratisje?"

Vazhdon tmë pyesë a i pashë ato tre godinat e mbushura me kashtë pranë Hidrovorit. Dikur aty jetonin të internuarit. Po ndërtesat dikur të ushtrisë? A pe ndonjë të ri? Po rrugën e paasfaltuar që të con drejt e në det? Po ai plazhi prej rëre si gati parajsa mbas Hodrovorit, a thua po e ruajnë për ndonjë milioner?"

Nuk i përgjigjem. E shoqja shton se këto ditë ka ndjerë aritmi nga ankthi i krijuar prej ngecjes diku ku asgjë nuk lëviz, dhe ëndërrës për të ikur sa më shpejtë.

Më kujtuan mikeshën time të shtrenjtë Elsa T. e cila mbasi u kthye nga Greqia me vendimin për të jetuar përfundimisht në Shqipëri u dorëzua në krye të 10 viteve. Në një nga bisedat tona të gjata përpara se të zhvendosej në Suedi më pat thënë " ndjej sikur po me vdes shpirti këtu". E kundërshtova. Qe një përpjekje e kotë. Edhe Elsa shtegtoi !

A. Me tregon me gisht rrugën imagjinare të zogjve shtegtarë që do vazhdojnë të migrojnë edhe kur aty të jetë aeroporti.

I marr me mend nëpër qiell . Por jo shumë.

Në plazhin e bukur te Akërnisë, teksa disa burra nxitojnë të mbledhin cadrat e të presin dimrin, flamingot përplasin krahët duke krijuar një ishull të bardhë në qiell

Është kaq bukur , dhe skam nevojë ti mbyll sytë për ti thënë vetes se sapo krijova nje kujtim tjetër në vendin tim.

Pak caste deti më përket dhe pastaj nis e mendoj me sa kilometra duhet të udhëtoj që mos të rrëzohem në gropat e mëdha?

Tjetra , a thua kashta e bagëtive në ato godinat ku dikur jetonin njerëz, bëhet e padobishme në dimër kur Hidrovori hapet nga përmbyjtjet??

Ata pak banorë që kanë mbetur në Akërni , kur të përfundojë aeroporti a do vazhdojnë vallë të ëndërrojnë për zogjtë shtegtarë që fluturojnë aty, apo për avionë më turistë që ndoshta u ndryshojnë të ardhmen?"

EMISIONET