A ka paqe në Parlament?!

A ka paqe në Parlament?!

Shalom, Paqe miqtë e mi!

Me këto fjalë e nisi ditën sot Presidenti i Republikës nga zyra Presidenciale e Republikës së Shqipërisë!

Dje Parlamenti parazita shkarkoi dhe hapi llogoren e çdo diabolizmi , ashtu si u hapën dyert e Hauret e Avgjisë , ku dolën të gjitha të keqjat, karakteret dhe natyrat e njerëzve e shpërthyen logorenë për të “argumentuar “ shkarkimit të Presidentit !

Në argumetat e tyre, të qena e të paqena, çfarë nuk thanë. Gjera të bazuara e të pabazuara, emocionet i trajtuar si argumen, cdo diskurs të Presidentët e quajtën shkelje... shkelje dhe ndokush, non nome , bëri dhe gafa të radhës, si kokoroç të bojatisur, pa identitete, por që tregojnë se jetojmë në epokën e bojatisjes së njerëzve dalë boje!

E si për ironinë e fatit, teksa votohej , qielli u mbush me re dhe shpërtheu një shi i fortë, qielli u nxi , aq sa dhe Pazari i Korce u permbyt. (kapricot e natyrës, si ato të njerëzve)

Të gjitha edhe mund t’i kuptoj, logoretë pa bosht logjikë , inate personale të shprehura në pseudo politikën moralizuese , fjalime të kopjuara dhe njerëz të nemitur, shumë pak

Sokrat i përvuem, të tjerët ushtarë të bindur, por një gjë nuk kuptoj, përse duartrokitën ???

Edhe kur e zgjodhën Presidentin po këta, një pjesë e tyre, ajo e rreshtit dhe Yes Sir e duartrokitën , ndonëse nje pjesë në nënndërgjegj , nuk e donin këtë zgjedhje, dhe tani po këta e duartrokitën.

Vetëm se tani, ata që në krye të herës ia dhanë votën Pro, nga halli, tani e kishin nga zelli, të tjerët nga halli.

Ne fund votuan dhe thanë me vete “e hoqëm dhe ketë se na prishi imazhin” dhe duartrokitje , pse?

Ky është një vend që nga politika duhet trajtuar me melankoli , jo me thirrje e duartroktije , por me dhimbje dhe qytetari .

Dje ishte një rast i paprecedent dhe askush, aq më tepër parlamentarët e rreshtit , nuk duhet të duartroksinin, se betejat ligjore nuk kanë përfunduar.

Përherë z. Meta ka thyer rregullat.

Ishte i vetmi kryeministër, që u bë në moshën 27- vjeçare , nga Partia Socialiste dhe tregoi se ishte një Kryeministër i zoti dhe tani , është i pari President , që shkarkohet po nga Parlamenti Monist Parazitar .

Po historia nuk përfundon këtu!

Tashmë pas votimit politikë , vjen vendimi ligjor! Tashmë është Gjykata Kushtetuese ajo që do të japi verdiktin.

Deri atëhere fjala e Presidentit , Paqe , miqtë e mi , le t’i veri në Paqe “shpirtrat e trazuar “, të cilët si mëkatarë që janë ( te gjithe jemi mëkatar, kush më shumë e kush më pak) , e vunë gishtin mbi Presidentin , për të bere katarsis për vete .

Dhe une bashkohem me Urimin e Presidentit!

Shalom, Paqe miqtë e mit!

A ka paqe në Parlament?!

 

EMISIONET