Mbrëmjen e djeshme virologu Arban Domi, njëherësh drejtor i Zhvillimit të vaksinës GeoVax në SHBA komentoi në emisionin “Tempora” në RTV Ora të gjithë procesin e vaksinimit në Shqipëri.

Deri më tani nuk dihet shteti nga ka ardhur vaksina në Shqipëri dhe ky fakt për Domin nuk ka shumë rëndësi ajo çfarë e shqetëson atë është mënyra si po menaxhohet dhe fakti që nuk ka një vendim publik nga Instituti i Barnave në Shqipëri që autorizon përdorimin e kësaj vaksine.

“Mënyra se si po menaxhohet vaksina. Deri më sot nuk kam marrë asnjë deklaratë, ose vendim nga Instituti i Barnave në Shqipëri për të thënë që është bërë një mbledhje formale dhe është aprovuar vaksina, Pffizer për përdorim në Shqipëri.Për tu përdorur duhet të ketë një aprovim formal  i këtij Institucioni. Nga ana formale duhet që ky organizëm të mblidhet me specialistë të analizohet i gjithë dokumentacioni shoqërues i dozës së parë dhe i gjithë dokumentacioni që kompania Pffizer ka paraqitur. Një shtet është i pavarur dhe ka organizmat e tij, nëse shteti bën rrugën e shkurtër dhe shkel ligjin, çfarë mund të presim nga qytetarët“- thotë ai.

Lexo edhe: Vaskinimi, flet virologu: Ja sa doza i duhen Shqipërisë për të vaksinuar të gjithë popullsinë