Vaskinimi, flet virologu: Ja sa doza i duhen Shqipërisë për të vaksinuar të gjithë popullsinë

Vaskinimi, flet virologu: Ja sa doza i duhen Shqipërisë për

Virologu shqiptar Arban Domi, i cili drejton departamentin për zhvillimin e vaksinave në firmën Bioteknologjike GeoVax në SHBA, në një lidhje direkt për emisionin "Tempora" në RTV Ora ekskluzivisht tregoi në një mënyrë të detajuar grafikun se sa doza vaksinë anti-Covid i duhen Shqipërisë.

Domi duke u bazuar në të dhënat statistikore të popullsisë  doli në përfundim se Shqipërisë i duhen rreth 1.6-1.9 milion doza gjithsej për të vaksinuar popullatën.

"Bazuar në të dhënat   në korrik të 2020 mund t'ju them se popullsia shqiptare ndahet në 5 grupe: 0-14 vjeç, 15-25 vjeç, 25-54 vjeç , 55-64 vjeç dhe mbi 65. Do e filloj me grupin e parë që është më i lehti për tu diskutuar, për momentin kjo vaksinë nuk rekomandohet për këtë moshë. Më pas do të kaloj për grupin e fundit atë më të rëndësishmin, mbi 65 vjeç, duke menduar që gjithsecili do dy doza, domethënë për këtë grupmoshë që është më e riskuara  dhe prioriteti i marrjes së vaksinës është shumë i madh duhen 800 mijë doza, nga kjo mund të heq  20% që nuk duan ose e kanë kaluar Covid dhe për këtë moshë  duhen 600 mijë doza.  

Grupmosha 55-64 vjeç që është 367 mijë persona  dhe në total do të duhen 734 mijë doza dhe në këtë do të shkëput një 20% të atyre që nuk pranojnë ose e kanë kaluar Covid. Nëse i bashkojmë këto të dyja shkoj 1.2 ose 1.3 milion doza. Për grupin e tyre 15-24 vjeç rekomandimi është shumë i ulët dhe për mendimin tim kjo grupmoshë deri në mundësin praktike për tu vaksinuar shumica prej tyre do jenë infektuar me Covid, për mua kjo grupmoshë në  vitin e parë të vaksinimit nuk do të jetë shumë e nevojshme për tu vaksinuar.

E njëjta gjë do të jetë edhe për moshën 25-54 vjeç se janë njerëz aktivë, vetëm gjysma e tyre do të kenë nevojë ose dhe më pak se gjysma.  Të paktën për këtë periudhë pandemie, se virusi mund të vazhdojë dhe vitet e ardhshme, por për momentin do të duhen në total 1.6-1.8 milion doza"

Lexo edhe: Nuk ka rëndësi shteti nga ka ardhur, pyetja lind: Kush e çertifikoi vaksinën Pffizer?

Vendi Shendetësi Lajme shqiperia vaksina doza RTV Ora virologu

EMISIONET