Nis numërimi i votave në Kosovë, këtu mund të ndiqni rezultatet në kohë reale

Nis numërimi i votave në Kosovë, këtu mund të ndiqni

21:45 - KQZ ka numëruar 350 mijë vota tashmë. Vetëvendosje po prin e para me 48.04% të votave.

Ndërkohë e dyta vjen PDK me 18.36% të votave dhe e tretaLDK me 13.71% të votave. Ndërsa AAK e Ramush Haradinaj ka 8.27% të votave.

21:16 - Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të thellojë fitoren karshi partive të tjera politike në Kosovë.

Teksa janë numëruar 506.244 vota, VV ka 46,43% të votave; PDK 18,98%, LDK 13,81% dhe AAK 8,77%.

Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt, me 2.7% mbetet jashtë parlamentit.

20:33 - Menjëherë pas mbyllje së qendrave të votimit, ka nisur edhe procesi i numërimit.

Vendvotimet u hapën në ora 07:00 dhe u mbyllën në ora 19:00, ndërsa të drejtë vote kishin 1.794.862 qytetarë.

Në garë për 120 ulëse në Kuvend morën pjesë 28 subjekte politike me Exit-Pollet e para që nxjerrin fituese Lëvizjen Vetëvendosje.

Lexo edhe:

Exit Polls: Vetëvendosje fiton thellë zgjedhjet. Ja si ndahen vendet në Kuvend

Sipas KQZ, pjesëmarrja në këto zgjedhje ka qenë 46.9%.

KËTU keni linkun e KQZ ku mund të ndiqni në kohë reale procesin e numërimit.

Lexo edhe:

Ja kundërshtari i parë që uron Vetëvendosjen për fitoren

Rajoni Lajme Kosovë Lajmi i fundit zgjedhjet vota kqz numerimi

EMISIONET