Mourinho shtyn David Luiz dhe Ivanoviç drejt Barcelonës
Barcelona prej kohësh kërkon të përforcojë repartin e mbrojtjes dhe mesa duket për këtë gjë mendon edhe rivali i përjetshëm i katalanasve, Jose Mourinho.Ish tekniku i Real Madrid, i cili pritet të marrë zyrtarisht drejtimin e skuadrës Llondineze të Chelsea, kërkon me ngulm mbrojtësin e Portos, Elaquim Mangala, si përforcimin e parë për merkaton e verës. Por një afrim i tillë do të thotë largim për nga Londra të dyshes qendërmbrojtëse, David Luiz dhe Bratislav Ivanoviç, të cilët nuk preferohen nga tekniku portugez.Sipas asaj që shkruan britanikja "Daily Star", Mourinho është gati ti shesë të dy mbrojtësit e bluve për shumën e 46 milionë eurove. Pas gjithë kësaj qëndron Barcelona, e gatshme për ti ofruar pranë skuadrës në "Camp Nou".Mbërritja e dy mbrojtësve të Chelsea në Barcelonë do të përforconte shumë repartin defensiv të Vilanovas i cili sezonin që sapo lamë pas ka qenë mjaft problematik.Sipas mediave britanike, bëhet e ditur se largimi i David Luis dhe Ivanoviç nga skuadra e Chelsit pritet që të vendoset menjëherë pas nënshkrimit të këtij të fundit me skuadrën londineze. Edhe pse rivalë, Mourinho pritet të bëjë një të mirë për skuadrën e Barcelonës një herë në karrierën e tij.