Përfundon Primera Divizion, Barcelona kap rekordin e 100 pikëve
Barcelona ka mbyllur kampionatin me një fitore 4-1 ndaj Malagas, duke arritur kuotën e 100 pikëve në kampionat, për të barazuar rekordin e vendosur një vit më parë nga Real Madrid.Katalanasit e kanë pasur shumë të thjeshtë në këtë sfidë, me kundërshtarët që thuajse ishin inegzistentë në minutat e para të ndeshjes, duke lënë që Vija, Fabregas e Montoja të shënonin me qetësi, ndërsa ishte Iniesta që në fillimin e pjesës së dytë çoi në katër numrin e golave me një goditje të jashtëzakonshme nga jashtë zonës. Një gol i Morales ishte shumë pak për të vlerësuar si pozitive paraqitjen e Malagas, në stolin e të cilës ulej për herë të fundit Manuel Pelegrini.Ndërkohë, Zhoze Murinjo ka arritur të bëjë bujë edhe në ndeshjen e tij të fundit në pankinën e Realit, gjatë fitores 4-2 ndaj Osasunas. Tekniku portugez fillimisht ishte protagonist i një incidenti të vogël, kur praktikisht fotoreporterët pushtuan zonën e pannkinës së tij, duke detyruar gjyqtarin të ndërpriste ndeshjen. Më pas, ai ia doli të përçante tifozerinë e Realit, e cila pjesërisht mbronte atë dhe pjesërisht e vërshëllente gjatë të gjithë takimit.Java e fundit e kampionatit ka përcaktuar edhe emrat e skuadrave që do të luajnë në Ligën e Kampioneve e Europa League, si dhe atyre që do të bien nga kategoria. Përcaktuese ka qenë fitorja e Real Sociedad në fushën e Deportivo La Korunjës, duke dënuar këta të fundit me rënien nga kategoria, bashkë me Majorkën e Real Saragozën. Ndërkohë, vetë Real Sociedad arriti të kualifikohet në Ligën e Kampioneve, duke kaluar pikërisht në javën e fundit Valencian.Në javën e fundit të kampionatit Spanjoll janë shënuar këto rezultate:Real Madrid-Osasuna 4-2Barcelona-Malaga 4-1Granada-Getafe 2-0Sevilja-Valencia 4-3D. La Korunja-R. Sociedad 0-1Selta Vigo-Espanjol 1-0Majorka-Real Vajadolid 4-2Real Saragoza-Atletiko Madrid 1-3Levante-Betis 1-1Rajo Vajekano-Atletik Bilbao 2-2