Zgjidhet çështja e trajnerit te Milan, qëndron Alegri
Epilogu i ngërçit të ndërlikuar mes Milanit, Silvio Berlusconi-t dhe pankinës së Massimiliano Allegrit, është zgjidhur në favor të trajnerit livornez."Kemi arritur akordin për të vazhduar marrdhëniet e punës, duke biseduar për tipin e lojës që Milan duhet të praktikojë, si dhe për ekipin që do të ndërtohet për sezonin e ardhshëm", thuhet në komunikatën zyrtare të Berlusconit.Presidenti i kuqezinjve ndodhej në vilën e tij në Arcore, ku gjatë mbrëmjes darkoi së bashku me teknikun livornez dhe administratorin e deleguar, Adriano Galliani, për të vendosur rrugën që do të ndiqet për sezonin e ardhshëm.Seedorf dhe Roma kanë qenë në pritje të njoftimeve më preçize nga ky takim, gjë që nuk ka qenë në favor të askujt prej tyre.Tashmë është e sigurt se Alegri dhe Milan do të vazhdojnë të punojnë edhe në të ardhmen. Projktin e ri që kuqezinjtë e nisen para 1 viti do të vazhdojë të drejtohet pikërisht nga tekniku aktual i kuqezinjve.