Moto GP, Lorneco fiton Çmimin e Madh të Mugelos
Horge Lorenco fiton Çmimin e Madh të Italisë në Muxhelo dhe bën një hap përpara në klasifikimin e përgjithshëm të pilotëve në Moto GP.Falë gabimit të Mark Markezit, i cili del nga pista 3 xhiro nga fundi, kur ai ishte i dyti para Dani Pedrozës, gara për pilotin e Yamaha-s shkoi dyfish e suksesshme. Tashmë Lorenco është i dyti në renditjen e përgjithshme me 91 pikë. Ndërkohë Dani Pedroza, i dyti në Muxhelo me gati pesë sekonda e gjysmë diferencë nga Lorenco, konfirmon kryesimin me 103 pikë, ndërsa Markezi i Hondës zbret në vend të tretë me 77 pikë. Vazhdon të hipotekojë një tjetër vend në podium edhe Kraçlou këtë sezon. Pas vendit të dytë që arriti në pistën e Le Manshit, britaniku i Yamaha ngjitet sërish në treshen më të mirë të MotoGP-së duke vënë kështu në provë pilotin spanjoll Markez pasi me podiumin e siguruar këtë fundjavë është ngjitur në kuotën e 71 pikëve.Një zhgënjim total ka qenë dita e djeshme për Valentino Rosin. Në kërkim të suksesit të tij të dhjetë në pistën e Muxhelos, piloti italian i Yamaha-s e mbylli garën përtej pritshmërive duke mos përfunduar as xhiron e parë. Pas një kontakti me Bautistan të dy pilotët përfundojnë jashtë, pa pasoja fizike, por gara për ta merr fund më shpejt se ç'pritej. Pozitive ka qenë gara e djeshme për dy pilotët e Dukatit. Andrea Doviciozo arrinë të zërë vendin e pestë, ndërsa shoku i tij i skuadrës Niki Hejden, renditet një vend më poshtë.10-shen e vendeve të para e plotësuan Mikele Pirro në vendin e 7, Aleks Espargaro në vendin e 8, Bredli Smith në vendin e 9 dhe Hektor Barbera në vendin e 10.