Stadiumi "Marakarna" inagurohet me një barazim 2-2 mes Brazilit dhe Anglisë

Miqësorja e luksit mes Brazilit dhe Anglisë e luajtur mbrëmë në Stadiumin "Marakarna", ka përfundur me një barazim spektakolar 2-2.Ka qenë një atmosferë krejtësisht ndryshe nga ajo e përjetuar në "Wembli" pak muaj më parë, pasi këtë radhë ka qenë Brazili që ka dominuar plotësisht takimin, ndërsa Anglia përballë mijra shikuesve brazilian, është dashur vetëm të mbrohet.Kanë qenë të besuarit e Felipe Skolarit ata që kanë krijuar raste të panumërta në pjesën e parë, duke bërë që portieri Xho Hart të kthehej në heroin e ekipit britanik, me pritjet e tij ndaj sulmuesve brazilianë. Neimar, Fred e Hulk shfaqeshin herë pas here pa vështirësi përballë tij, duke rrezikuar seriozisht portën e skuadrës së Tre Luanve, kjo edhe si një rrjedhojë e përgjumjes së mbrojtjes angleze. Por ajo që vlen të theksohet në 45 minutat e para, është fakti se pavarësisht rasteve të shumta, pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura.Në fraksionin e dytë të lojës është Fred që arrin të kalojë në avantazh skuadrën e Seleçaos në minutën e 57-të. Megjithatë, brenda pak minutash rezultati u përmbys nga golat e Çambërlein dhe Uejn Runi të cilët shënuan njëri pas tjetrit, për të kaluar në avantazh në mënyrë të papritur Anglinë e Hjuxhson. Për të kthyer disi "normalitetin" për Brazilin, që në fakt nuk e meritonte disavantazhin, mendoi Paulinjo me golin e tij në minutën e 82-të, duke vulosur edhe rezultatin e krejt takimit në barazim 2-2.Stadiumi i rikonstruktuar i "Marakarnës" përjeton kështu që në përurim një ndeshje spektakolare e cila dhuroi emocione të shumta për të pranishmit.