Goditja e parë e Napolit quhet Mario Gomez
Faqja online e tabloidit të famshëm gjerman "Bild", ka publikuar lajmin e bujshëm se Mario Gomez ka pranuar ofertën e Napolit dhe do të nënshkruajë shumë shpejt një kontratë trevjeçare me skuadrën italiane.Futbollisti që ka një kontratë me bavarezët deri në vitin 2016, mendohet se ia ka komunikuar vendimin e tij shokëve të skuadrës që pas fitores së Kupës së Gjermanisë, duke i bërë të qartë se ekziston një marrëveshje paraprake me skuadrën italiane.Mediat gjermane bëjnë të ditur se akordi flet për një kontratë me 4 milion euro në vit, ndërsa nuk dihet se sa është shuma që do të paguajë Napoli për të marrë futbollistin e kombëtares Gjermane.Transferimi i tij është bërë i mundur falë insistimit të menaxherit Uli Ferber, i cili në kohët e fundit është parë shpesh në Itali. Sipas "Bild", sulmuesi ka marrë vendimin të largohet nga skuadra ku ka shënuar 113 gola në 174 ndeshje, për të pasur më shumë mundësi aktivizimi në përfaqësuesen gjermane ku ka humbur vendin për shkak të moaktivizimit të rregullt me ekipin e Bayern.