Ora News siguron videon e shpërthimit të tritolit në banesën e zyrtarit të PD-së Shijak



Momenti kur autori hedh tritolin në banesën e koordinatorit të PD në qytetin e Shijakut, Ilgner Vora është filmuar nga kamerat e sigurisë.

Ngjarja nga sa duket nga kamerat e sigurisë ka ndodhur rreth orës 23:29 minuta të 23 majit 2021.

Nga kamerat duket autori i cili pasi i vuri flakën tritolit e hedh atë në drejtim të banesës. Më pas ai largohet me vrap. Ora News ka arritur të sigurojë pamjet filmike. 

Policia informoi se ka shoqëruar disa persona në Komisariat. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga shpërthimi.

Ilgner Vora në dëshminë e  tij lidhur me sulmin me tritol në derën e banesës është shprehur se nuk kanë konflikte me askënd.

"Një tritol në derën e banesës ku jetojmë rreth orës 21:50 ka shpërthyer një lëndë plasëse me fitil të ndezur. Deri tani nuk kemi asgjë përsa i përket pistës së hetimit që policia e Shijakut dhe ajo e Durrësit po hetojnë, gjithçka jemi deri këtu. "

 I pyetur nëse vëllai i tij ka pasur konflikte me minorenë, ai u shpreh se vëllai  është 16 vjeç dhe nuk kanë pasur konflikte, përveçse denoncimeve politike.

"Unë nuk besoj te kjo pistë, por gjithsesi presim përgjigjen e policisë së shtetit. Vëllai i m është vetëm 16 vjeç. Deri tani nuk kemi pasur konflikte me askënd, përveçse denoncimeve tona politike."