Më 27 maj hapet spitali i Fierit, më 30 korrik nis shërbimi i ortopedisë dhe traumës

Te enjten në Fier hapen dyert e spitalit memorial, i cili do tu shërbejë të gjithë qytetarëve të rajonit të jugut duke ofruar trajtime në nivelin universitar. Objekti fillimisht do të ofrojë shërbimet e urgjencave kirurgjikale, ambulatore dhe të mjeksisë interne, ndërkohë që pas këtij momenti pritet një riorganizim i shërbimit shëndetësor në rang qarku.

Spitali i Fierit i ndërtuar me ndihmën e shtetit turk pritet të hapë dyert të enjten, 27 maj, duke ofruar shërbim për qytetarët e tre rajoneve jugore.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u takua me stafin e përbashkët mjeksor Shqipëri-Turqi, duke u shprehur se spitali memorial i Fierit do të jetë i një niveli terciar.

Fillimisht spitali do të ofrojë shërbim për urgjencat kirurgjikale, shërbimin ambulator dhe mjeksinë interne, e më pas do të përfshijë edhe shërbimet të tjera.

Më 30 qershor do hapen shërbimt e reja, ORL. Më 30 korrik nis shërbimi i ortopedisë dhe traumës.

Spitali memorial i Fierit është i pari ku do të aplikohet sistemi i autonomisë spitalore, pasi drejtimi i tij do të bëhet nga ekspert turq dhe shqiptarë.

Ai ka një kapacitet prej 150 shtretërish dhe do të ofrojë shërbimet që tashmë qytetarët i marrin vetëm në Tiranë. Fillimi nga funksionimi i këtij spitali pritet të sjellë një riorganizim të shërbimeve shëndetësore në qarkun e Fierit.