I vunë tritol në banesë, koordinatori i PD-së Shijak: Nuk kemi konflikte me askënd

Koordinatori i PD në qytetin e Shijakut, Ilgner Vora në dëshminë e  tij lidhur me sulmin me tritol në derën e banesës është shprehur se nuk kanë konflikte me askënd.

"Një tritol në derën e banesës ku jetojmë rreth orës 21:50 ka shpërthyer një lëndë plasëse me fitil të ndezur. Deri tani nuk kemi asgjë përsa i përket pistës së hetimit që policia e Shijakut dhe ajo e Durrësit po hetojnë, gjithçka jemi deri këtu. "

I pyetur nëse vëllai i tij ka pasur konflikte me minorenë, ai u shpreh se vëllai  është 16 vjeç dhe nuk kanë pasur konflikte, përveçse denoncimeve politike.

"Unë nuk besoj te kjo pistë, por gjithsesi presim përgjigjen e policisë së shtetit. Vëllai i m është vetëm 16 vjeç. Deri tani nuk kemi pasur konflikte me askënd, përveçse denoncimeve tona politike."