Në kërkim ndërkombëtar/ Arrestohet 66-vjeçari në Morinë me qëllim ekstradimin drejt Çekisë

Një 66-vjeçar është arrestuar në pikën Kufitare të Morinës me qëllim ekstradimin drejt Çekisë. Në pranga ka rënë Tush Pali, 66 vjeç, banues në Kosovë.

Policia informon se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municioneve”.

Arrestimi i tij u bë në pikën kufitare të Morinës nga policia kufitare në bashkëpunim me INTERPOL Tiranën.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Praga, pasi Gjykata e Plzen Çeki e ka dënuar me 1 vit, 5 muaj e 21 ditë burg, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municioneve”, parashikuar nga legjislacioni penal i Çekisë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë arrestimi i këtij shtetasi me me qëllim ekstradimin në shtetin e Çekisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.