Ardian Çapaj mbetet në qeli, Apeli refuzon kërkesën e 53 vjeçarit

Gjykata e Posaçme e Apelit refuzoi sot kërkesën e Ardian Çapajt për një masë më të butë sigurie.

Apeli vendosi që Çapaj të qëndrojë në masën e sigurisë ‘arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve.

Ardian Çapja, 53 vjeç i konsideruar si kreu i fisit Çapaj, akuzohet për vrasjen e Nezir e Gentian Beqirit.

Ky  i fundit, në atë kohë 35 vjeç, dyshohej se ishte i përfshirë në vrasjen e Sokol Çapjes, në vitin 2012, krim që shënoi nisjen e një sage hakmarrjes mes fiseve në Elbasan që në 16 vite ka shkaktuar disa viktima.

Ardian Çapaj u arrestua më 29 mars 2021.